Përzgjedhja e anëtarëve të Kushtetueses/ Presidenca paralajmëron padi për zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë: Si e gënjeu Dvorani Komisionin e Venecias

E Enjte, 20 February 2020 17:44

Këshilltari ligjor i Presidentit të Republikës, Bledar Dervishi tha se Ministria e Drejtësisë ka kryer shkelje ligjore në lidhje me botimet në Fletoren Zyrtare të renditjes së kandidatëve për në Gjykatën Kushtetuese nga ana e KED-së.

Dervishi paralajmëroi padi shtesë për shkeljet ligjore sipas tij të zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë.

Pjesë nga deklarata e Dervishit:

Përpara anëtarëve të Komisionit të Venecias, Ardian Dvorani ka deklaruar se nuk e kam dërguar unë botimin në Fletoren Zyrtare. I kërkuam Qendrës së Botimeve Zyrtare mënyrën e administrimit të kërkesës dhe pas konferencës së djeshme të Presidentit të Republikës, Qendra e Botimeve Zyrtare na është komunikuar që vendimi i datës 21 shtator, është dërguar për t’u botuar nga Ministria e Drejtësisë. Qeveria ka dashur të shtrembërojë gjithë procesin për t’i rrëmbyer Presidentit të republikës emërimin e anëtarit të tretë të Gjykatës Kushtetuese.

Rezulton se Ministria e Drejtësisë e ka përcjellë për botim aktin pa marrë ende një njoftim nga Kuvendit. Ky është veprim antiligjor të Ministrisë së Drejtësisë. Lajthitje? Jo është më shumë se kaq, shpërdorim detyre.

Kemi përgatitur padi shtesë në SPAK. Ka bashkëpunim duket qartë. Prokuroria duhet të thërrasë për të marrë në pyetje të gjithë personat e përfshirë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...