Basha i përgjigjet Ramës: Ora të marrësh përgjegjësitë e tua ( Lista me arrestime që kërkojnë agjencitë e huaja)

E mërkurë, 18 Prill 2018 16:02

Pas thirrjes së kryeministrit Edi Rama për një “bashkim fanele  me ngjyrat kuqezi”, me qëllim integrimin e Shqipërisë në BE vjen edhe kundërpërgjigja e kreut të PD-së Lulzim Bashës.

Kreu i PD-së thotë se ai i ka marrë përgjegjësitë e tij dhe se tashmë është koha e Ramës të marrë të vetat.
Basha foli edhe për një listë arrestimesh që siç u shpreh ai, nuk është hartuar nga opozita por nga agjencitë ligjzbatuese në Europë.

“Thirrja ime për Edi Ramën... Unë e kuptoj ankthin e një kryeministri deficent në 5 kritere por ky ankth nuk do i largohet, vetëm do i shtohet nëse nuk ndërpret hapat që BE pret për hapjen e negociatave në BE. Ne do vazhdojmë me përgjegjësi totale të bëjmë punën tonë, kërkojmë hapjen e negociatave dhe shpresojmë që kjo përpjekje të japë fryte pozitive, ne nuk kemi asnjë sinjal që Gjermania është skeptike, ajo që na u tha ne i është thënë dhe atij para dy javësh, nuk zgjidhet problemi duke e fshehur problemin, është mësuar t’i thotë të bardhës së zezë dhe të zezës së bardhë.

Opozita e ka Europën aleate në krah. Pengesa më e madhe e hapjes së negociatave është qeveria, ky është momenti që gjithsecili të marrë përgjegjësitë e veta, unë i kam marrë të miat, PD i ka marrë të vetat, opozita i ka marrë, tani është ora që Edi Rama të marrë përgjegjësitë e tij, mos fshihet pas fishekzjarreve e shashkave, të marrë përgjegjësitë për arrestimin e Saimir Tahirit, të marrë përgjegjësinë duke lejuar drejtësinë të vërë para drejtësisë çdo politikan të korruptuar, s’bëhet fjalë për listë të hartuar nga opozita. Dua t’i them sot Edi Ramës e gjithë shqiptarëve këto janë lista që burojnë nga agjencitë e ligjzbatimit në Europë e Bashkimit Europian”, u shpreh Basha ndërsa theksoi se nuk janë hapur negociatat për Shqipërinë në BE por thjesht është marrë rekomandim pozitiv nga KE. Janë vendet anëtare të BE ato të cilat do vendosin për çeljen e negociatave.

Modifikuar më E mërkurë, 18 Prill 2018 16:33
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...