“U gjenda tek busti i vetmuar i diktatorit një natë para se të rrezohej”, thirrja e fortë e Bashës: Të bëhemi bashkë për një komb të lirë

E Enjte, 20 February 2020 19:56

Në këtë datë të shënuar për Shqipërinë, që përkon me 29-vjetorin e rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha, kryetari i Opozitës Lulzim Basha vjen me një thirrje të fortë për shqiptarët. Nga teatri Kombëtar, ku po mbahet një konkurs për memorialin e Lëvizjes Studentore, ku të pranishëm janë dhe ish-studentë të Dhjetorit, artistë dhe qytetarë, Basha pohoi se shqiptarët duhet të bëhen bashkë për lirinë e Kombit. Mes të tjerash Basha u kthye pas në kohë, ndërsa tregoi se mbrëmjen e 19 shkurtit të vitit 1991-in, ishte pranë shtatores së Enver Hoxhës, busti i të cilit ditën tjetër u rrëzua.

“Faleminderit për këtë mbrëmje të mrekullueshme. Faleminderit të rinjve për protestën e sotme. Faleminderit për atë çka shënoi 20 shkurtin. Ajo është vepra më e pastër dhe e kulluar të çdo shqiptari. Falënderimi i takon të gjithëve, të cilët ndezën shkëndijën e shpresës. Sot jemi mbledhur këtu për ta kujtuar atë. Qytetarët me të njëjtën pathos u vërsulën që t’i qëndrojnë krah studentëve. Nata e 19 shkurtit të 1991 ishte një natë shumë e ftohtë, të cilën e mbaj mend shumë mirë. Për rastësi u gjenda në pak çaste pranë shtatores së vetmuar të diktatorit të do të binte nesër. Si shumëkush, ishte një natë e mbushur me pasiguri. Pas lëvizjes së dhjetorit, për 2 muaj, natë pas nate, pasiguria po na rrethonte. A ka kombi një shpirt, a ka masa një shpirt? Po. Ka shpirtin e më të guximshmit prej nesh dhe më kurajozin prej nesh. Shpresën e vet e ndez për të gjithë Shqipërinë. Çfarë është kjo para se të cilës gjendemi sot, përveçse përmasa e papaguar e mëkatit tonë kombëtar. E mos reflektimit deri në fund për padrejtësitë që përjetuam. Për fatin që shkelen dhe përdhosën krenarinë e tjetrit. E mungesës së ndjesës së sinqertë të atyre që sakrifikuan”, tha Basha.

 

Mes të tjerash ai tha se tashmë shqiptarët duhet të bëhen bashkë për të ndezur shpresën. “Po kurrë nuk është vonë që të kërkojmë ndjesë për mëkatet tona kombëtare. Me këtë provë të qëndresës së vlerave, të përfaqësojmë dhe në këtë destin (fat), të Shqipërisë si gjithë Europa. Zoti ju bekoftë ju qëndërestar që rrëzuar diktaturën, Bashkë ta ndezim flakën e shpresës dhe këtë natë të 20 shkurtit të 2020 të betohemi së bashku se shpirtrat tanë, forca jonë, mendjet tona, trupat tanë do të jenë bashkë në realizmin më fisnik që ky komb të ketë lirinë.”, përfundoi Basha.

Modifikuar më E Enjte, 20 February 2020 20:00
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...