20 shkurti, Boçi paralajmëron rikthimin e protestave: Studentët janë të zhgënjyer

E Enjte, 20 February 2020 22:46

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi, i ftuar në studion e lajmeve të Ora News, komentoi datën 20 shkurt, ditën e rrëzimit të bustit të ish-diktatorit Enver Hoxha. Boçi u shpreh se ajo ngjarje ishte me dimensione ndërkombëtare, pasi Shqipëria ishte vendi i fundit që rrëzoi sistemin komunist. Sipas Boçit, personat që morën pjesë në atë lëvizje ishin të rrezikuar.

Luçiano Boçi: Ngjarja e 20 shkurtit ka pasur dimension ndërkombëtar. Dinamika e ngjarjeve ka qenë gjakatare dhe agresive. Asnjë nga personat që kanë qenë në atë ngjarje nuk e kishin të sigurtë të nesërmen. 

Më tej, Luçiano Boçi bëri një krahasim të protestave të studentëve të dy viteve më parë me ato të viteve 1990. Sipas tij, në atë kohë kërkesat politike shtroheshin në mënyrë të kamufluar. Ndërsa në 2018 kërkesa politike shfaqej hapur. Sipas tij, protesta e studentëve e dy viteve më parë, u shua pasi pushteti ushtroi presion ndaj studentëve dhe prindërve të tyre.

Luçiano Boçi: Struktura e shpresës në momentet e rrëzimit të regjimit nuk është e barabartë me strukturën e shpresës për kohën ku jetojmë sot. Nëse në dhjetor të 1990 kërkesa politike ishte shumë e madhe, në protestën e studentëve në 2018 kërkesa politike ishte shumë e hapur. Ishte një lëvizje që u ndërpre në mënyrë denatyrale që nuk e arritën dot në 1990. Janë bërë presione të ndryshme ndaj studentëve dhe prindërve. Të gjitha këto përbën setin e atyre mekanizmave u rimorën dhe u rishfaqën në 2018, për të mbytur që në fillesat e saj një lëvizje që kishte qëllime politike, por që u synua të mbytej.

Më tej, ish-deputeti demokrat paralajmëroi rinisjen e protestave të studentëve. Ai tha se Partia Demokratike është në kontakt të vazhdueshëm me studentët. Atyre nuk u janë plotësuar kërkesat, ndërsa shtoi se protestat mund të rikthehen në çdo moment.

Luçiano Boçi: Nuk mund të themi që shpresa në demokraci lind nga një drejtim. Krijimi i shpresës është alternativa që ekziston tek opozita. PD ka qenë gjithmonë afër interesave të grupeve të caktuara. Ajo lëvizje e studentëve është e gatshme të shpërthejë, studentët janë aty, pakënaqësia është e madhe. Asnjë kërkesë e tyre nuk është e plotësuar. Nuk është habi që të kemi rinisje të protestave të studentëve.  

Modifikuar më E Enjte, 20 February 2020 22:54
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...