Studenti protestues: Nuk e dinim se do vinte Rama, kjo ishte tallje e madhe

Premte, 21 February 2020 10:50

Emiljando Kita, një prej studentëve, të cilët një ditë më parë u përfshinë në një incident me kryeministrin Edi Rama, tregon për Ora News së çfarë ndodhi në sallën e ceremonisë së diplomimit të studentëve të Mjekësisë.

Sipas tij, studentët nuk ishin në dijeni që Rama do të ishte i pranishëm. Ai tha se ardhja e tij ishte një tallje e madhe.

"Kemi qenë dy aktiviste të Lëvizjes për Universitetin, që thamë disa të vërteta aty që Edi Rama po tallej me gjithë studentët e mjekësisë, të cilët nuk e dinin që do të vinte Edi Rama. Pjesëmarrja e Ramës në një sallë diplomimi është një tallje e madhe. Studentët e mjekësisë, në momentin që diplomohen, duhet të largohen jashtë shtetit sepse shteti jonë nuk ka çfarë t'i ofrojë".

Sipas studentit Kita, sot universiteti është luks. Ai u shpreh se Pakti për Universitetin është një tallje.

"Sot universiteti është bërë për të pasurit. Ka mijëra maturantë që nuk vijnë në universitet sepse nuk kanë të ardhura. Sot universiteti është luks. Ligji për arsimin e lartë është një ligj klientelist, i projektuar nga pronarët e universiteteve private. Përmes ligjit për arsimin e lartë financohen universitetet private. Tarifat janë bërë të papërballueshme, ne na është pamundësuar demokracia në universitet, nuk kemi autonomi universitare. Pesha studentore prej 10% është e papërfillshme dhe ky ligj e ka shkatërruar arsimin e lartë. Pakti për Universitetin ishte tallje për ne".

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...