“I kam paralajmëruar prej tre vitesh” – Presidenti Meta flet i prerë: Gjykata Kushtetuese është vijë e kuqe flakë.

Premte, 21 February 2020 15:10

Në një konferencë me tone të ashpra, Kreu i Shtetit, Ilir Meta, sqaroi publikisht çfarë është grushti i shtetit.

Meta tha se grusht shteti mund të jetë kur opozita tenton të marrë pushtetin me forcë, dhune dhe armë, por edhe kur një pushtet kërkon të marrë në mënyrë antikushtetuese pushtetin e një institucioni tjetër legjitim.

Ndër të tjera, Meta tha se i ka paralajmëruar prej kohësh të gjithë, brenda dhe jashtë vendit, se Kushtetuta është vija e kuqe flakë dhe nuk mund të preket

“Të mos e ngacmojnë Kushtetutën dhe Gjykatën Kushtetuese, sepse pastaj legjitimitetin e merr populli. Grushti i shtetit ka disa forma, kur një opozitë përpiqet të marrë qeverinë me forcë e dhunë dhe mënyra të armatosura, por ka forma, kur një pushtet kërkon të marrë në mënyrë antikushtetuese pushtetin e një institucioni tjetër legjitim dhe në këtë rast kemi, në mënyrë antikushtetuese, rrëmbimin e kompetencave të Presidentit, për të pasur një gjykatë garantë të Kushtetutës, të balancuar, të pavarur, që është edhe gjyqtarja e probleme që ka shoqëria jonë, shteti ynë, institucionet tona.

Kush e garanton unitetin tonë kombëtar? Vetëm Kushtetuta. Ndaj dhe Presidenti e ka të qartë rolin e tij dhe i ka paralajmëruar të gjithë, brenda e jashtë vendit, partnerë seriozë, organizata mafioze, se Kushtetuta është vija e kuqe flakë”, deklaroi Presidenti.

Modifikuar më Premte, 21 February 2020 15:15
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...