Akuzat ndaj Etilda Gjonajt/ Bardhi: Mos u fshih pas sms-ve të shefit, por jep llogari

Premte, 21 February 2020 16:07

Pas akuzave të presidentit Ilir Meta në adresë të ministres së drejtësisë Etilda Gjonaj, reagon edhe sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.

Përmes një postimi në Facebook, numri dy i selisë blu i kërkon Gjonajt të mos fshihet pas sms-ve të shefit të saj politik, por të japë llogari për shkljet e kryera.

Sipas Bardhit, heshtja për këtë krim është pohim. 

“Nuk ka asnjë detyrë më të rëndësishme tani për SPAK sesa hetimi i krimit kushtetues për kapjen e Gjykatës Kushtetuese nga organizata mafioze në pushtet. Në vend të lojrave me sms-të e shefit, Etilda Gjonaj duhet të thotë sot pse shkeli ligjin dhe Kushtetutën. Duhet të mos fshihet pas sms-ve të shefit, por të japë llogari pse veproi si sekretare e Ardian Dvoranit për të grabitur padrejtësisht një vend në Gjykatën Kushtetuese për llogari të Edi Ramës. Heshtja për krimin e kryer është pohim! Ai duhet hetuar dhe ndëshkuar!”, shkruan Bardhi në një reagim të tijin në Facebook.

 Pas publikimit të fakteve të një ditë më parë, Presidenti i Republikës, Ilir Meta hodhi akuza mbi ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, që sipas kreut të shtetit është e përfshirë drejtpërdrejtë në kapjen e Gjykatës Kushtetuese.

Meta u shpreh se do të dorëzojë kallëzimin në SPAK për Gjonajn, duke i kërkuar asaj të dorëhiqet për ti përballur me drejtësinë si ish-ministre.

"Në këtë tentativë flagrante për grusht shteti bazuar mbi provat e bërë publike ditën e djeshme që do ti dorëzohen SPAK rezulton të jetë përfshirë drejtpërdrejt ministrja e Drejtësisë, znj. Etilda Gjonaj, por edhe funksionarë të lartë të këtij institucioni në varësi të saj për llogari të skenarit mafioz të kapjes së Gjykatës Kushtetuese duke përvetësuar  në mënyrë mafioze një kompetenca që Kushtetua ia jep Presidentit", tha presidenti Meta gjatë konferencës së sotme për mediat. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...