Paralajmërimi i fortë i infermierëve: Pas 5 vitesh injeksionet do t’i bëni vetë

Premte, 21 February 2020 16:34

Mësimi i gjuhëve të huaja është kthyer në nevojën më të ngutshme për studentët e infermierisë. Me të kryer betimin qe u jep titullin infermier, edhe ata duan të ikin, ashtu si edhe mjekët. Studentët nuk fshehin faktin se zgjedhja e infermierisë, për shumë prej tyre, nuk ka qenë pasion për një mundësi për t’u larguar jashtë.

“Sepse vetëm jashtë mund t’ia dilet”, thotë një student i Infermierisë.

 “80% janë futur nëpër kurse, shumica për gjermanisht”

“Në Gjermani kushtet janë më të mira, paga është më e lartë”, thotë një tjetër.

Por nëse flet me infermierë që janë në sistem dhe me përvojë pune, arsyet e largimit thonë se bëhen më të forta.

“Kam 20 vite në profesion, si çdo shqiptar dua të iki jashtë shtetit. Duhet të filloj të mësoj gjermanishten. Po ta dija në këtë moment nuk e di çfarë do të bëja”, thotë një infermier i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Numri i infermierëve të larguar jashtë vendit është shumë më i lartë se i mjekëve, mbi 3500.

Shifra më alarmante ishte ajo e vitit 2019, ku lanë Shqipërinë 1600 infermierë, më shumë se numri i të diplomuarve në një vit nga gjithë fakultetet publike dhe private.

“Infermierët në Shqipëri marrin 150 euro më pak se në Kosovë, Malin e Zi apo Maqedoninë e Veriut”, thotë Sabri Skënderi, nga Sindikata e Infermierëve

“Rritja e papërfillshme e pagave në 10 vite ka bërë që të gjithë të futen në masë në kurset e gjuhëve të huaj për t’u larguar jashtë shtetit”.

Sindikata e infermierëve i bën thirrje Ministrisë së Shëndetësisë të rishikojë kushtet dhe pagat e infermierëve, në të kundërt, pas 5 vitesh, shqiptarët do të duhet t’i kryejnë vetë injeksionet dhe shërbimet në spitale.

Modifikuar më Premte, 21 February 2020 16:37
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...