Dy betejat e Ilir Metës për Kushtetutën

Premte, 21 February 2020 20:38

Ilir Meta ndodhet në betejë.

Kjo është beteja e dytë e tij. E para ishte për të mos ndryshuar Kushtetutën, për të cilën ranë në ujdi në mesnatë,  prill 2008, Sali Berisha dhe Edi Rama. Dhe sot për të mos e lenë, edhe këtë Kushtetutë të shkatërruar në prill 2008, tashmë në dorën e krejt Rilindjes së Edi Ramës. Asokohe Ilir Meta përdori vendosmërinë me grevë urie, ndërsa sot si President me dorën e betimit mbi Kushtetutë. Greva e urisë ishte sublime, edhe me revoltë mu në sallën e Parlamentit. Pushteti i kohës ishte përballë Metës, por pas shpine, thika futej nga aleati në të majtën shqiptare, Edi Rama.

 

Ilir Meta ia doli të mbijetojë si LSI mes dy “luanëve” të politikës, PD dhe PS.

Kurse tani ndodhet në betejën më të madhe të tij, pikërisht përballë një mafie shtetrore. I rrezikshëm mbetet dueli, por Ilir Meta ka zhveshur “shpatën” duke mos e përfillur aspak krejt lukuninë qeveritare dhe bandën që e financon. Ilir Meta ka të drejtë në këtë betejë, bile shumë të drejtë. Ka bërë beteja gjithë jetën e tij politike, edhe kur ishte deputet 21 vjeçar në vitin 1992, kur donin ta arrestonin se mbronte interesat e PS-së.

Natyrisht ka bërë edhe gabime, sepse jeta nuk është vetëm me beteja krejtësisht të drejta!

Ai këtë herë ka vendosmëri idealiste dhe nuk frikësohet nga rreshtimi “osman” përballë “kështjellës” së Presidencës. Hordhitë përballë duan ta shkatërrojnë edhe këtë Kushtetutë, të cilën e përdhosen njëherë në vitin 2008. E sakatuan asokohe, por prapë Kushtetutë mbetet. Para Kushtetutës njeriu përulet duke e respektuar, dhe kur duan ta djegin apo dhunojnë, njeriu lufton.

Lufton edhe me popull!

Ndaj me 2 mars populli është ftuar të mbrojë Ligjin Themeltar të Shtetit!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...