Meta:Në 2 mars të gjithë në bulevard, rreziku më i madh murtaja që quhet Rilindje

Hënë, 24 February 2020 13:53

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dhënë një deklaratë për mediat pak minuta pasi dorëzoi në SPAK, kallëzimin ndaj Ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj.

Presidenti shprehur vendosmërinë e tij për të shpartalluar “grushtin e shtetit” dhe tha se rreziku më i madh i vendit ishte murtaja që quhet Rilindje.

Mbrojtja e Gjykatës Kushtetuese është sot detyrë mbi detyrat për çdo shqiptar të ndershëm dhe patriot dhe kryedetyra e Presidentit. Nuk ka ndodhur ngjarje më e rëndë në historinë e shtetit se ky akt mafioz.

Në bazë të provave zyrtare, rezulton e përfshirë edhe celula e struktura në krye të Ministrisë së Drejtësisë, që nëpërmjet shkeljes së Kushtetutës dhe falsifikimeve, ka tentuar një grusht shteti duke rrëmbyer në mënyrë mafioze, një kompetencë që Kushtetua ia jep vetëm Presidentit me qëllim garantimin e një Gjykate Kushtetuese si një polici antikushtetuese për të dhunuar të drejtat e qytetarëve shqiptarë në të ardhmen.

Ndaj këto prova tronditëse ishte e domosdoshme t’i sillte vetë Presidenti.

Tashmë padia dhe kallëzimet penale për disa vepra penale shumë ët qarta është dorëzuar për tre titullarë të Ministrisë së Drejtësisë me në krye ministren dhe kemi dhe për persona të tjerë të përfshirë për shpartallimin e kësaj tentative dhe të grushtit të shtetit për rrëmbimin e Kushtetutës së Shqipërisë, për ta kthyer Gjykatën Kushtetuese dhe të sovranitetit të Shqipërisë nga kjo bandë kaq e rrezikshme.

Ndaj në 2 mars të gjithë shqiptarët në bulevard në Tiranë për të bërë të qartë që të gjithë janë me Kushtetutën, jo me Presidentit, Kushtetutën që votuan në 22 nëntor 1998 dhe rreziku më i madh është murtaja që quhet Rilindje."

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...