Anija po mbytet…fundi duket i tmerrshëm

Tuesday, 25 February 2020 08:34

Kastriot Islami

Rama ndonëse shfaqet arrogant është i pashpresë në gjëndje shumë të rëndë… Arroganca dhe papërgjegjshmëria janë shprehje e pasigurisë nga tmerri pafund që ja shkakton fakti shikon se anija po mbytet dhe ai është i paaftë të shpëtojë…preferon një fund të tmerrshëm por edhe këtë s’e ka në dorë…
 
Prej kohësh ai e ka kuptuar se s’qeveris dot…Se gjënjeshtrat e mashtrimet s’shkojnë më dhe për gjithcka thotë askush s’e beson…ndonëse kishte menduar se arshiva e gënjështrave të tij ishte e pafundme apo ai zotëronte aftësi për të gjeneruar pafundësisht gënjështra… Çdo ditë që kalon e kupton se mashtrimet e tij bajate s’kanë më asnjë efekt… Se është futur në një spirale që s’del dot dhe po zhytet thellë cdo ditë e më thellë… Se asnjë nga piruetat apo akrobacitë e mëparshme apo të reja s’e shpëtojnë dot, madje po e bëjnë qesharak sepse të gjithë e kuptojnë se është i dalë boje… Se përpjekjet për të sajuar alibi të ndryshme jo vetëm s’e zhvendosin dot vëmëndjen e qytetarëve nga gjëma e skandalet e qeverisjes së tij, por e kanë bërë qesharak e objekt barcaletash që tregohen në çdo kafene…
 
Tërbohet se tani të gjithë e kanë kuptuar se është mediokër dhe i paaftë prandaj askush s’e beson, madje as “bashkëpunëtorët” as besojnë dhe as e mbrojnë dot më, as edhe mbrojtësit më fanatikë s’kanë më shpresë te ai, por veçse i luten zotit të shpëtojnë prapanicën e tyre kur shikojnë që anija po mbytet dhe fundi i tmerrshëm po afron, përvecç ndonjë hajduti naiv që kujton se do të gëzojë paratë e vjedhura apo ndonjë idioti që beson symbyllur “guidën suprem”.

Ndjehet keq se kudo që shkon e kundërshtojnë, e shpërfillin, e tallin… S’ka aktivitet publik ku të mos shfaqen me zë e me figurë sllogane kundër tij…Ndjehet keq kur në takimet publike e cilësojnë drejtuesin më të korruptuar e më të paaftë në 100 vitet e fundit dhe që askush s’e beson më arsyetimin se fajin ja kanë të tjerët duke fajësuar vetëm atë për gjëndjen e rëndë të vendit dhe të shqiptarëve…Fatmirësisht e fatkeqësisht është kthyer në personazhin më grotesk të 30 viteve të fundit…
 
Ka dy shetësime që ja prishin çdo natë gjumin…:

Së pari nuk ka më asnjë dyshim se ditët i ka të numuruara por i duhet të ndajë mes fundit të tmerrshëm e tmerrit pa fund në anijen që po fundoset….

Së dyti, mes gjumit të mundimshëm dhe ëndrrave të tmershme asnjëherë nuk gjen rehati kur mendon fundin e parave të vjedhura që mund tja rrëmbejnë ata që e kanë këshilluar ku dhe si ti fshehë… As vetë s’e di si do të dalë nga kjo gjëndje... Nga frika ndjen se s’mund të largohet. Nga tmerri pafund e ka të pamundur të qëndrojë. Të gjithë i duket sikur e kanë abandonuar…Bashkëpunëtorët i duket sikur s’e mbrojnë e madje e shantazhojnë për të përfituar. Ndërkombëtarët e kanë vënë në shënjeshtër dhe i kanë hequr vizën….
 
2 marsi i duket si pika kulmore në spiralen e vdekjes…
 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...