Meta deklaron se do të shpërndajë Parlamentin nëse ja kërkojnë qytetarët..

Tuesday, 25 February 2020 12:25

Presidenti Ilir Meta deklaron se do të shpërndajë Parlamentin nëse ja kërkojnë qytetarët. Por Presidenti shigjetoi edhe politikan të lartë që luajnë me ndjenjat e revoltën e opozitës.

Në një intervistë dhënë gazetarit Ilir Babaramo në “Report Tv”, Presidenti u shpreh se Ata (qytetarët) të tregojnë vullnetin e tyre dhe pastaj të jenë të sigurt që Ilir Meta do ta interpretojë vullnetin e tyre ashtu siç duhet për rivendosjen e plotë të rendit kushtetues dhe për të vënë çdo shqiptar përballë provës dhe çdo politikan që deri tani mund të ketë bërë lojëra të dyfishta apo të trefishta e të katërfishta. E që nuk është i lirë në vendimmarrjen e vet për t’i dalë zot fateve të popullit shqiptar”.

 

Pjesë nga intervista në “Report TV”:

Gazetari: Këmbëngul te qëndrimi i kryetarit të opozitës, zotit Basha.

Presidenti Meta: Ju nuk keni përse këmbëngulni për këtë gjë! Ju mund ta merrni në intervistë dhe ta pyesni! Unë nuk përgjigjem dot për të.

Gazetari: E akuzojnë se ka një pakt të dytë të tij me Ramën. A besoni ju se në këtë ekuacionin tuaj të 2 marsit do ta keni plotësisht, edhe…?

Presidenti Meta: Unë asnjëherë nuk kam pasur asnjë pakt, me askënd në Shqipëri kundër Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, kundër sovranitetit të popullit shqiptar, kundër demokracisë në këtë vend. Asnjëherë nuk kam pasur pakt.  Por kurrë në historinë e Shqipërisë, një pakt në cenim të Kushtetutës dhe të parimeve kushtetuese! Një pakt për të shkelur ligjin në mënyrë të qëllimshme dhe në dëm të vetë Kushtetutës. Asnjëherë dhe për asnjë gjë!

Një qëndrim që t’i iki një përgjegjësie për një çështje të rëndësishme kombëtare, e cila është emergjente apo kombëtare apo të merrem me çështje të tjera të vogla apo anësore. Kështu që unë kam pakt për mbrojtjen e Kushtetutës dhe e kam edhe për detyrën, që kur kam vënë dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë dhe deri më 24 korrik 2022 do ta mbroj atë edhe me jetën time dhe me gjithçka tjetër, duke treguar që jam jo vetëm President i Republikës, por jam dhe do të jem edhe ushtari i parë i Republikës.

Nuk ka Republikë pa President, zotëri!

Ka edhe Republika pa kryeministër.

Gazetari: Si ta kuptojmë këtë?

Presidenti Meta: Nuk ka republikë pa president në botë. Më gjeni një republikë pa president!

Gazetari: Jo!

Presidenti Meta: Qartë! Vazhdojmë!

Gazetari: Qartë. Nuk njihet kjo si procedurë. Por që mund të jemi në një republikë me president, por pa kryeministër donit të thonit?

Presidenti MetaUnë ju thashë që nuk ka republikë pa president në botë! Të tjerat, i thonë shqiptarët nga 2 marsi e në vazhdim, deri sa të rivendosim plotësisht rendin kushtetues demokratik dhe llogaridhënës siç është në Kushtetutën e Shqipërisë, që e ka votuar populli shqiptar, sovrani, me votën e tij me referendum, më 22 nëntor 1998.

Gazetari: Kjo do të thotë që do të shpërndani Parlamentin?

Presidenti Meta: Nuk është përgjegjësia ime nëse Parlamenti sillet vetë si i shpërndarë, si një institucion i shpartalluar që merr pjesë në veprime të tilla mafioze dhe bën akte mjaft të rënda të cilat do të vazhdojmë t’ia ekspozojmë popullit shqiptar. Ky nuk është faji im.

Gazetari: Megjithatë duhet një goditje mëshire. Do t’ia jepni?

Presidenti Meta: Për ata të cilët kërkojnë të zhdukin demokracinë, llogaridhënien në këtë vend me qëllim që t’ia dorëzojmë sovranitetin e këtij vendi një organizate ndërkombëtare e cila ka synuar dhe synon shpopullimin e Shqipërisë përmes kësaj bande për fat të keq, nuk do të ketë asnjë tolerancë. 

Gazetari: Si duhet ta kuptojmë këtë? Domethënë që jeni duke e menduar shpërndarjen e Parlamentit? 

Presidenti Meta: Kjo do të thotë që mbi Presidentin, i cili për fat të keq është i vetmi institucion legjitim dhe për arsye se nuk është zgjedhur nga ky Parlament, por nga Parlamenti i mëparshëm, qëndron vetëm Kushtetuta dhe një Gjykatë Kushtetuese me integritet, pra sipas Kushtetutës dhe mbi këtë qëndron vetëm populli dhe Zoti! Dhe unë i bindem vetëm vullnetit të tyre. Ata të tregojnë vullnetin e tyre dhe pastaj të jenë të sigurt që Ilir Meta do ta interpretojë vullnetin e tyre ashtu siç duhet për rivendosjen e plotë të rendit kushtetues dhe për të vënë çdo shqiptar përballë provës dhe çdo politikan që deri tani mund të ketë bërë lojëra të dyfishta apo të trefishta e të katërfishta. E që nuk është i lirë në vendimmarrjen e vet për t’i dalë zot fateve të popullit shqiptar.

Këtu nuk bëhet fjalë për fatet e Ilir Metës. Kjo është gjëja më e parëndësishme dhe nuk më intereson fare Ilir Meta. Ilir Meta në këtë vend i ka provuar të gjitha funksionet. I ka provuar të gjitha pushtetet: kryeministër që 30 vjeç dhe ka ikur vetë nga ajo detyrë. I luteshin që të rrinte, por nuk pranonte për arsyet e veta. Kam bërë çdo gjë, sot është President i Republikës, është ushtari i parë i Republikës.

Shikoni zotëri betimin e Presidentit të SHBA-ve, tri herë për të mbrojtur vendin e vet, Kushtetutën. “To preserve, to protect and to defend!” (Për ta mirëmbajtur, për ta ruajtur si dhe për mbrojtur!)  Edhe në të ardhmen duhet ta formulojmë edhe më mirë betimin e Presidentit dhe betimin e çdo njeriu që vë dorën mbi Kushtetutë.

 Gazetari: Po nëse qytetaret më datë 2 mars qytetarët iu kërkojnë të shpërndani parlamentin, do ta bëni?

 Presidenti Meta: Unë jam i sigurt që do të jemi në një sintoni të plotë me qytetarët. E rëndësishme është nëse ata pranojnë apo nuk pranojnë më, që një grup puçistësh të rrëmbejnë çdo të drejtë të tyre kushtetuese dhe njerëzore, të lirisë së tyre, të llogaridhënies në këtë vend para tyre, që paguajnë taksat edhe që paguajnë borxhet që po shkon në stratosferë.  Dhe absolutisht të jenë të sigurt se Presidenti i Republikës do të bëjë detyrën e tij në mënyrën më shembullore për rivendosjen e rendit kushtetues dhe do t’i kërkojë të gjithëve të bëjnë detyrën e tyre, të gjithë aktorëve të tjerë. Këtu nuk mund t’i shmangemi dot kësaj historie. Jemi në një përballje finale me puçistët, nuk ka temë tjetër më të rëndësishme në Shqipëri deri në momentin që do të zgjidhim këtë çështje.

Gazetari: Dhe atë akt do ta bëni në atë moment, që atë ditë?

Presidenti Meta: Çdo ditë do të ketë detaje të reja, do të ketë dinamika të reja.

Gazetari: Do të doja t’ju pyesja lidhur me një gjë, sepse ju në dijeninë time heshtët për një skandal që kanë zbuluar së fundmi në Prishtinë që për gazin lotsjellës që erdhi nga Kosova për protestat. A i keni kërkuar sqarime nga autoritetet shqiptare? 

Presidenti Meta: Edhe më këtë çështje do të merremi, këtu ka skandale përditë, përnatë. Unë si President aktualisht jam i përqendruar në këtë çështje madhore dhe këtë betejë finale dhe nuk dua të shfokusohem, sepse është edhe vetë Rilindja e interesuar për të shpikur skandal pas skandali, për të shmangur fokusin nga çështja kryesore, nga rrëmbimi mafioz që kërkon që t’i bëjë Kushtetutës së Shqipërisë dhe nga akti i fundit për të ekzekutuar Kushtetutën dhe të gjithë të drejtat kushtetuese të gjithë qytetarëve të Shqipërisë, qofshin socialistë apo demokratë, ballistë apo legalistë, apo komunistë apo çdo gjë tjetër apo pa parti.

 Gazetari: Deri tani zoti President rreth 6 kryetarë bashkish kanë mbetur viktima të ligjit të dekriminalizimit. Postet e tyre janë vakante dhe duhet të zhvillohen zgjedhje. Si mendoni se duhet zgjidhur kjo çështje?

Presidenti Meta: Lidhur me këtë çështje mund t’i drejtoheni zëdhënësit tim. Kjo nuk ekziston si çështje e rëndësishme në axhendën e Presidentit të Republikës.

Në axhendën e Presidentit të Republikës është vetëm një çështje e rëndësishme, organizimi i të gjithë qytetarëve, i të gjitha popullit pa asnjë dallim partiak, pa asnjë dallim krahinor, pa asnjë dallim besimi për të mbrojtur Republikën e Shqipërisë

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...