PD kujton masakrën e regjimit ndaj intelektualëve të Tiranës për bombën në ambasadën sovjetike, edhe atehërë u shkel kushtetuta dhe ligjet e kohës

E mërkurë, 26 February 2020 11:00

Partia Demokratike ka publikuar statusin e Aleksandër Biberajt në kujtim të 69- vjetorit të masakrës me pretekstin e një bombe në ambasadën sovjetike të asaj kohe në rregjimin komunist.

22 qytetarët u vranë 69 vite më parë nga regjimi ndërkohë PD thotë se edhe atëhere u shkel Kushtetuta dhe të gjitha ligjet e kohës pasi vendimi i Gjykatës së Lartë Ushtarake doli një ditë pas pushkatimit.

Këtë vendim Biberaj e paralellizon me vendimet e qeverisë së sotme ku thotë se ”rilindasit” nuk pyesin as për Kushtetutë dhe as për ligje pasi i bëjnë gjërat pa gjyqe se Gjykata nuk ka .

STATUSI I PD

69 VITE NGA MASAKRA E REGJIMIT KOMUNIST NDAJ INTELEKTUALEVE TE TIRANES PER “BOMBEN NE AMSBASADEN SOVJETIKE”. EDHE ATEHERE U SHKEL KUSHTETUTA DHE TE GJITHA LIGJET E KOHES. VENDIMI I GJYKATES SE LARTE USHTARAKE DO TE DILTE NJE DITE PAS PUSHKATIMIT PA GJYQ TE QYTETAREVE TE PAFAJSHEM. SHUME NGJASHMERI ME ATO QE BEJNE SOT PASARDHESIT E TYRE “RILINDAS” QE S’PYESIN AS PER KUSHTETUTE DHE AS PER LIGJE DHE PO I BEJNE GJERAT PA GJYQE SE S’KA GJYKATA PASI I KANE SHKRIRE!

Te dashur miq,
69 vite me pare, regjimi komunist i Tiranes, ne kundershtim me kushtetuten e kohes por edhe me te gjitha aktet ligjore dhe nen/ligjore ne fuqi, do te ekzekutonte me metodat e nje bande mafiozo-kriminale, ne menyre c’njerezore, 22 qytetare te pafajshem, perfshire edhe gra, nje pjese duke i varrosur te gjalle. Kjo masaker ishte ngjarja më tipike e krimeve të komunizmit e njëherësh më kundërligjore dhe më me pa precedent në historinë e legjislacionit shqiptar e të huaj. Vendimi për të realizuar këtë masakër, u mor jo në sallën e gjyqit, por në Byronë Politike te PPSH-se, në mbledhjen e datës 20.2.1951, ku urgjentisht u mblodh kupola e partisë-shtet dhe me propozim të ministrit të Brendshëm Mehmet Shehut, u vendos të merreshin masa të jashtëzakonshme represive “pa marrë parasysh ligjet në fuqi”, ku te gjithë anëtarët e Byrosë Politike, përfshirë edhe Enver Hoxhën “ishin dakord me këto masa”. Keshtu shfaqej hapur një pushtet kriminal terrorist, që nuk respektonte as kushtetutën dhe legjislacionin që kishte hartuar e miratuar po vetë. Ministri i Brendshëm kërkoi nga Byroja Politike që arrestimet të bëheshin qysh atë natë, duke argumentuar se “listat i kemi gati” dhe “po të jeni dakord ju, veprojmë që sonte”. Ai kërkoi që të arrestoheshin menjëherë 150 vetë, nga të cilët 22 më të rëndësishmit të pushkatoheshin pa gjyq. Pra, ishte vetë partia, vetë pushteti politik, me Enver Hoxhën në krye, që shkelnin ligjet dhe urdhëronin një krim shtetëror, një terrorizëm shtetëror, një gjenocid shtetëror me përmasa të mëdha, për motive politike e pushtetare. Në vendimin e Byrosë Politike, përveç pushkatimeve e burgimeve pa gjyq, u vendos që të bëhej një operacion masiv spastrimi, të persekutoheshin e të internoheshin persona e familje “reaksionare” në tërë hapësirën shqiptare. “Duhen vrarë njerëz të tjerë për të mbajtur pushtetin”, thoshte Mehmet Shehu. Arrestimet që u kryen menjëherë sipas vendimit të Byrosë Politike me datat 20-23 shkurt 1951, ishin jo vetëm politike, por edhe të paligjshme, sepse u kryen pa ndonjë urdhër-arresti të prokurorit dhe pa ndonjë vendim gjykate. Vetëm më vonë u plotësuan urdhër-arreshtimet dhe procesverbalet e “gjykimit”. Arrestimet u bënë mbi listat e vdekjes, të parapërgatitura nga Sigurimi i Shtetit në Ministrinë e Brendshme. Lista e përgatitur nga Sigurimi i Shtetit mban titullin tronditës: “Personat e arrestuar që propozohen për t’u……Mbi pikat titullarët mund të shkruanin ç’të dëshironin: për t’u pushkatuar, për t’u burgosur etj.”
U pushkatuan naten e 26-27 shkurtit pa akuze, pa hetim, pa gjyq, pa deshmi: Tefik Shehu, Hekuran Troka, Lluka Drashkoviç, Haki Kodra, Pandeli Nova, Thoma Katundi, Fadil Dizdari, Ali Qoraliu, Jonuz Kaceli, Gafur Jegeni, Petro Ekonomi, Zyhdi Herri, Niko Lezo, Myftar Jegeni, Qemal Kasoruho, Manush Peshkëpia, Andon Delhysa, Reiz Selfo, Pjerin Guraziu, Gon Temali, Mehmet Shkupi, Sabina Kasimati, te gjithë intelektualë të shquar ku shumica e tyre kishin mbaruar universitetet më të njohura të Europës.
Vetem pas pushkatimit, filluan te plotesohen dosjet me deshmi te rreme, me fallsifikime dhe me trillime dhe vetem pas pushkatimit te tyre doli edhe vendimi i Gjykates se Larte Ushtarake. Ky eshte rast unikal i shkeljes se legjislacionit ne menyre flagrante, ne historine boterore te se drejtes penale. Keto veprime te vitit 1951 te partise-shtet, ngjajne si dy pika uji me ato qe bejne sot pasardhesit e tyre “rilindas” ndaj Kushtetutes, Ligjit dhe Sistemit te Drejtesise.

Modifikuar më E mërkurë, 26 February 2020 11:08
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...