PS E SOCIALISTEVE I BASHKOHET METES NE 2 MARS

E mërkurë, 26 February 2020 11:37

Presidenti i Republikës, Ilir Meta thotë se hapi i parë i asaj që ai e quan “grusht shteti” është rrëmbimi i Partisë Socialiste nga Rilindja dhe vrasja e demokracisë në atë parti. Presidenti u shpreh me fjalet: ‘’Kam respekt për Partinë Socialiste. Sepse në vitin 1998, Kushtetutën e ka bërë Partia Socialiste, dhe në fakt kam bërë një gabim sot, se hapi i parë i grushtit të shtetit është uzurpimi i Partisë Socialiste dhe vrasja e demokracisë në atë parti dhe e ndjenjës së përgjegjësisë para shtetit, para kombit dhe shantazhimi i gjithë atyre njerëzve, shumë prej të cilëve janë njerëz të nderuar, të cilët janë detyruar dhe pse e dinë që shkelin Kushtetutën në mënyrë të vazhdueshme. Siç është edhe rasti i dividendit me fuqi prapavepruese për uljen e tatimit, por nuk kanë çfarë bëjnë, sepse janë të shantazhueshëm, sepse janë në presion të madh të shantazhit’’.

Socialistet me 2 Mars do t’i pergjigjen thirrjes per mbrojtjen e Kushtetutes dhe clirimit te vendit nga kjo bande kriminale sepse gjejne ngrohtesine dhe besimin tek meta, sepse ai i kujton PS e socialisteve me vlera, te intelektualeve, ekonomisteve, akademikeve si psh prof. i nderuar Z. Arben Malaj, Kastriot Islami, Arta Dade apo edhe shume figura  te tjera intelektuale te cilet kane themeluar PS dhe kane qene simbol i saj per vite me rradhe per shkak te punes se ndershme , titujve akademike dhe jo prej njohjes me te fortet e krimit e droges si keta te Rilindjes. Nje nga keta socialiste eshte edhe Liman Dizdari I cili ishte shprehur me fjalet: ‘’Ne 2 Mars do jeme Bulevard me Presidentin per te mbrojtur institucionet.
Njerzit e Rames me bene ftese per ne Kongres ,por ne PS jane grumbulluar nje tufe hadutesh me emrin Rilindje’’.
Nje arsye tjeter pse socialistet e vertete do t’I pergjigjen thirrjes se Metes me 2 Mars eshte sepse do ti marin mbrapsht Rames ate qe eshte e tyrja, Partine Socialiste , te cilen ai ua vodhi ose ua bleu ne diten per diell me Elisa Spiropalin, Etilda Gjonin e me shume si keta . Dhe socialisti i thjesht kerkon te kthej keto vlera ne parti sepse nuk e sheh dot partine te mbushur me drogen e Kajmakve dhe te Valdrinave.
PS sot është një parti e pushtuar, PS nuk qeveris, në pushtet është sekti i Rilindjes, që ka poshtëruar çdo vlerë. Në Shqipëri nuk qeverisin socialistët dhe në pushtet është sekti i Rilindjes që shumë padrejtësisht mban siglën Partia Socialiste, një sekt i rrezikshëm për shoqërinë dhe socialistët. Ky sekt sot është në krye të vendit. Këta që drejtojnë sot janë anonimë dhe nuk kanë asnjë lidhje me PS. Ky sekt në qeverisjen e vendit me në krye Edi Ramën ka hedhur baltë dhe ka poshtëruar vlerat që ka pasur dhe ka Partia Ssocialiste, ndaj çdo socialist i ndershëm duhet ta braktisë. Asnjë qeveri nuk ka pasur kaq shumë anonimë dhe që kanë rekordet e përfshirë në afera korruptive dhe në trafiqe kriminale. Asnjë ish kryeministër apo drejtues partie nuk ka rekorde e përfshirje direkt apo indirekt në krimin e organizuar, duke filluar nga futja në Parlament, në strukturat qeverisëse në pushtetin vendor të njerëzve të lidhur me krimin, apo personazhe direkt të krimit sa sekti rilindas i Edi Ramës. Kështu ky vend në fakt nuk qeveriset nga PS dhe socialistët, por nga sekti rilindas që në fakt nuk është gjë tjetër përveçse fatkeqësi. Socialistët të vetmin mëkat në këtë qeverisje kanë që janë përfolur në emër të idealit dhe sot janë të masakruar aq sa e gjithë shoqëria shqiptare.

Prandaj socialistet , me 2 Mars do te bashkohen ne manifestimin historik dhe shembullor sepse eshte koha që sovrani të rimarre sovranitetin në duart e tij! E gjithë bota demokratike ta shohë se jemi komb shqiponjash që s’mund të përdhosemi nga një bandë sorrash.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...