Presidenti i rajonit të Lombardisë në Itali, Attilio Fontana ka lëshuar sot një mesazh për të gjithë qytetarët.
Duke treguar se një nga anëtarët e stafit të tij ishte zbuluar se ishte me koronavirusi, dhe pas analizave pjesa tjetër e stafit nuk ka pasur probleme.
Fontana me anë të një video është shprehur se janë të detyruar që të rrinë në karantinë.
Ai ka treguar se sëmundja nuk është e rëndë, por është shumë ngjitëse.
‘Nuk është një sëmundje e rëndë, por është problematike për shkak se shpërndahet në mënyrë të rrufeshme’, ka thënë Fonanta gjatë një deklarate të lëshuar për RTL dhe të publikuar në faqen e tij në Facebook.
Që prej ditës së djeshme ai është në vetizolim.