Meta: Është koha që të dëgjohet zëri i popullit shqiptar, i qytetarëve shqiptarë!

E Enjte, 27 February 2020 12:37

Presidenti i Repubklikës Ilir Meta ka dhënë një intervistë për Euronews. Ai ka dhën komnte te tije për sitanë aktuale politike ne vend.

“Situata është shumë kritike, sepse standardet europiane në Shqipëri kanë rënë. Dhe kriteret e Kopenhagenit janë shkelur çdo ditë. Tani po zhvillohet beteja përfundimtare për demokracinë dhe rivendosjen e rendit kushtetues në vend”, tha ndër të tjera kreu i shtetit shqiptar.

Ja Intervista e plotë  e Presidentit Meta për “Euronews”

 

Gazetari: Tani do të lidhemi me Tiranën, për një intervistë ekskluzive me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta. Ju falëminderit shumë që jeni me ne në “Good Morning Europe”!

 

Fillimisht dua t’ju them se ju jeni Presidenti i vendit, një rol që supozohet të respektoni stabilitetin dhe të promovoni bashkimin. Si e justifikoni thirrjen tuaj për rrëzimin e qeverisë?

Presidenti Meta: Ju falëminderit shumë për vëmendjen ndaj vendit tim dhe zhvillimeve të fundit që janë shumë kyçe për të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Më duhet t’ju them se sot po jetojmë, fatkeqësisht nën një regjim njëpartiak dhe po përballemi me kërcënimin që të kthehemi tridhjetë vite pas, kur ishim “Koreja e Veriut” e Europës.

Tani po ju tregoj hartën institucionale të Shqipërisë, që përfaqëson të gjitha institucionet e përcaktuara në Kushtetutën tonë. Na duhet të garantojmë mekanizmin e kontrollit dhe balancimit si dhe ndarjen mes pushteteve të ndryshme. Këtu kemi ekzekutivin: është vetëm një parti në qeverisje dhe një parti që ka zhvilluar zgjedhje anti-ligjore dhe anti-kushtetuese vendore në të gjithë vendin. Gjithashtu më duhet ta them që kjo parti qeverisëse, në bashkëpunim me krimin e organizuar, me dosje që flenë në Prokurori prej tri vitesh, ka manipuluar vullnetin e popullit duke vjedhur zgjedhjet në një kohë kur megjithëse mbarë Europa po kërkon hetim prej vitesh, asgjë nuk po ndodh në këtë drejtim.

Këtu kemi Parlamentin, që është një parlament njëpartiak, monist me 122 deputetë aktualë, nga 140 deputetë që duhet të kishte, në kundërshtim me Kushtetutën. Pse? Sepse të gjithë deputetët e opozitës parlamentare të dalë nga zgjedhjet e mëparshme, u larguan nga Parlamenti për shkak të kësaj sjelljeje tepër autokratike nga mazhoranca.

Gazetari: E kuptojmë idenë tuaj, zoti President mbi përbërjen politike.

Presidenti Meta: …dhe gjyqësori, siç e ke shikoni këtu, është vetëm një institucion i pavarur. Të gjitha institucionet e tjera i përkasin një partie të vetme, përfshirë edhe kontrollin mbi gjyqësorin me ligjin më të fundit anti-kushtetues me anë të të cilit policia po merr përsipër shumë autoritetete të prokurorisë dhe të gjykatësve. Edhe me ligjin anti-shpifje kanë vendosur në kontroll edhe të gjithë median.

Gazetari: Ajo që po përpiqemi të themi është se ju, si President, supozoheni të jeni neutral. Vitin e kaluar ju anuluat zgjedhjet vendore në një rast klasik tejkalimi. Ju duhet të qëndroni mbi politikat partiake.

Presidenti Meta: Po, patjetër. Por si mund të qëndroj unë mbi politikat partiake kur kemi një kapje totale të shtetit në Shqipëri nga mazhoranca në pushtet. Kur ajo kontrollon çdo gjë dhe kur u tregua shumë qartë në muajt dhe ditët e fundit, se ata guxuan dhe shkuan deri aty sa kapën, ose uzurpuan atributet kushtetuese të Presidentit të Republikës për emërimin e gjykatësve kushtetues, bazuar në manipulime, falsifikim dokumentesh dhe në një mënyrë shumë të strukturuar kriminale. Ky skandal që ministrja e Drejtësisë…

Gazetari: Kushtetuta u votua në 2016, dhe u miratua në 2018, a nuk jeni duke u sjellë kështu për shmangur shkarkimin tuaj?

Presidenti Meta: Jo, kjo është vetëm trysni politike. Është e qartë, ashtu sikurse e ka konfirmuar edhe OSBE/ODIHR-i për ato zgjedhjet vendore njëpartiake, që nuk ishin zgjedhje legjitime. Dhe sikurse u tha: dekreti i Presidentit të Republikës për zgjedhje të reja vendore, gjithëpërfshirëse për të tëra partitë, nuk u botua në mënyrë joligjore në Fletoren Zyrtare, për shkak të urdhrit të Ministrisë së Drejtësisë dhe të qeverisë.

Kjo nuk ka të bëjë me luftën politike mes Presidentit të Republikës dhe Kryeministrit. Këtu po bëhet përpjekja e fundit, që me anë të ligjit të ri që është krejtësisht kundër Kushtetutës sonë, ata duan të marrin kontrollin e Gjykatës Kushtetuese që është institucioni më i rëndësishëm i Republikës dhe që garanton të drejtat kushtetuese të qytetarëve tanë.

Ky është problemi dhe kjo arsyeja pse po i drejtohem popullit, sepse sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket vetëm popullit shqiptar.

Gazetari: Duket sikur po zhvillohet një luftë për pushtet mes jush dhe kryeministrit, Edi Rama!

Presidenti Meta: Jo, jo! Kjo nuk është luftë për pushtet. Unë po luftoj për shtetin e së drejtës. Po luftoj për të mbrojtur demokracinë nga një regjim njëpartiak, që ka uzurpuar çdo institucion të pavarur në këtë vend, dhe tani do të kapë edhe Gjykatën Kushtetuese.

Gazetari: Zoti President, a nuk meritojnë shqiptarët diçka më të mirë se sa kjo grindje e papërshtatshme politike? Shqipëria, sipas standardeve europiane është vend shumë i varfër. Vitin e kaluar pësuat një tërmet. A nuk kanë njerëzit përparsi të tjera?

Presidenti Meta: Situata është shumë kritike, sepse standardet europiane në Shqipëri kanë rënë. Dhe kriteret e Kopenhagenit janë shkelur çdo ditë. Tani po zhvillohet beteja përfundimtare për demokracinë dhe rivendosjen e rendit kushtetues në vend.

Gazetari: Si mendoni se do të zgjidhet kjo mosmarrëveshje?

Presidenti Meta: I kam shteruar të gjitha mjetet institucionale. Jam përpjekur ta shmang këtë përplasje institucionale, por ata ishin të vendosur dhe të fiksuar për të rrëmbyer edhe Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë. Kjo është diçka e papranueshme i kam paralajmëruar prej muajsh se kjo për mua si President i Republikës, është vija e kuqe, sepse përgjegjësia e parë dhe e fundit më e rëndësishme e Presidentit është të mbrojë dhe të ruajë Kushtetutën e Shqipërisë.

Vetëm Kushtetuta na garanton unitetin tonë kombëtar.

Gazetari: Po për thirrjen tuaj për protestë?

Presidenti Meta: Tani është koha që të dëgjohet zëri i popullit shqiptar, i qytetarëve shqiptarë! Që e gjithë bota ta shikojë e ta marrë vesh se çfarë mendon populli shqiptar për këtë situatë. Jam i sigurt që ata do të kenë një mesazh tepër të qartë se nuk duan të rikthehen në një regjim njëpartiak si ai nën të cilin kemi jetuar dikur për pesëdhjetë vite.

Gazetari: Dua t’ju pyes se Shqipëria kërkon të anëtarësohet në Bashkimin Europian. Do që procesi i anëtarësimit të nisë. Të gjitha këto a nuk do ta prapësojnë këtë proces?

Presidenti Meta: I dashur mik, ngritja e Gjykatës Kushtetuese të mbështetur në Kushtetutë dhe me integritet, është një prej kushteve kyçe të Bundestagut gjerman si dhe partnerëve europianë. Kështu që Shqipëria ka shumë probleme me sundimin e ligjit, me shtetin e së drejtës, por nëse shkojmë në këtë drejtim, me siguri që hapja e negociatave do të mbetet edhe për shumë vite të tjera një ëndërr.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...