Vijon me rritje numri i të infektuarve me koronavirus në Itali. Mesditën e sotme, mediat italiane raportojnë se ka shkuar në 528 numri i personave qe kane rezultuar pozitiv ndaj testit te virusit ndersa edhe dy persona te tjere kane humbur jeten. Sipas “Ansa”, numri i viktimave eshte deri me tani 14.
Sakaq, 37 persona te infektuar jane sheruar ne rajonin e Lombardise, i prekuri me keq ne Itali nga koronavirusi.
Mediat italiane shkruajne se sipas të dhënave të fundit te ofruara nga Rajonet, numri i te prekurve ka shkuar ne 456 infeksione në 12 rajone: 305 në Lombardi, 71 në Veneto, 47 në Emilia Romagna, 16 në Liguria, tre në Piemonte, tre në Lazio, tre në Sicili, tre në Marche, dy në Toscana, një në Tirol, një në Puglia.
Nderkohe qe eshte raportuar edhe rasti i pare ne Taranto, një burrë 43-vjeçar nga Torricella në provincën e Tarantos rezultoi pozitiv për testin e koronavirusit: ai kishte simptoma gripi dhe u shpjegoi mjekëve se ai mbërriti në shtëpi të Dielën 23 shkurt, pasi kishte qene ne nje zone cilesuar si te kuqe per nga perhapja e virusit.
Njoftimin për rastin e parë të infeksionit në Puglia e beri guvernatori Michele Emiliano në Facebook i cili urdhëroi mbylljen e shkollave në provincën e Tarantos.
Nderkohe qe dje u raportua se numri i fëmijëve të prekur ka shkuar në 6.
Mediat e huaja shkruajnë se viktima e 12 është një 70-vjeçar nga Emilia-Romagna.