“Këta duan që ta fusin Dvoranin nga oxhaku në Gjykatën Kushtetuese”

E Enjte, 27 February 2020 22:03

Presidenti Meta u shpreh në emisionin Opinion se ajo që ai e quan “kapje e Gjykatës Kushtetuese” bëhet për të emëruar nga mazhoranca Ardian Dvoranin në këtë institucion.
Ai tha se gjatë gjithë kësaj periudhe i është drejtuar institucioneve por ato nuk janë përgjigjur.

“Këtu kemi gjithë qytetarët. E panë se si presidenti ka ndjekur rrugën institucionale. Presidenti vajti në prokurori për Dvoranin. Ka përvesuar detyrën dhe e ka shpërdoruar. Ja çova prokurorisë. e thjeshtë është ajo të mbledhin anëtarët e KED dhe ti pyesin e keni urdhëruar miratimin e këtij akti? Jo. SPAK ka qenë i zënë me aksionet e kck, me sekuestrimin e makinave”, tha ai.

Sipas tij Kuvendi ka gënjyer Komisionin e Venecias sa i përket arsyetimit për miratimin e ligjit që i heq betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Presidentit.

“Kush e thirri komisionin e Venecias? Për ligjin për betimin. Parlamenti. Ata e thirrën dhe ditën që erdhi këta i futën një të botuar në darkë në errësirë të plotë dhe i thanë që ne atë ligjin e mbyllëm. Kshuqë hajde pimë ndonjë kafe. Ca bën tjetër. Kanë manipuluar të gjitha letrat. Thanë kemi pyetur Dvoranin, ai tha që nuk më ka ardhur asnjë letër. Thanë që kemi pyetur kod, klp, shkollën e magjistraturës. Asnjë kërkesë. Thanë që kishin pyetur komitetin e helsinkit, jo. Ata po përpiqen që me këtë ligj që anëtarët e kushtetueses të betohen te lana, ata duan që Dvoranin dhe të tjerë ti fusin nga oxhaku në Gjykatën Kushtetuese. Kur bien institucionet ngrihet populli. Neni 2 sovraniteti në Republika e Shqipërisë i përket popullit. Presidenti është një ushtrues i përkohshëm i sovranitetit. Ashtu dhe kryeministri dhe zoti Ruci”, tha Meta.

Presidenti shtoi gjithashtu se kreu i KED, nuk i kishte marrë vet vendimet por ishte udhëzuar nga ajo që ai e quajti celula në Kryeministri

“Mora informacion që nuk është bërë nga Dvorani po nga celula në kryeministri”. /Opinion.al

Modifikuar më E Enjte, 27 February 2020 22:09
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...