Vdekja e Nexhmije Hoxhës/ “Nëna monstër, gruaja me shpirt terroristeje”- Reagon Sali Berisha: Rama ishte projektuar për kryetar të PD-së

Premte, 28 February 2020 13:50

"De mortibus aut bene aut nihil!" (Për të vdekurit, mirë ose asgjë.)  Në vend të një ngushëllimi për Edvin Kristaq Xhelatin!

Nga Sali Berisha.

Kjo aksiome e lashte dhe e mençur latine eshte e pershtatshme per njerezit mekatare dhe vdekatar. Por kjo aksiome nuk vlen, nuk mund te aplikohet kurre per monstrat e njerezimit si Hitleri, Stalini, Pol Poti, Enver Hoxha, Hitleri shqiptar i Pasluftes se Dyte Boterore as dhe bashkeshorten e tij monster, Nexhmije Hoxha, nena shpirterore politike e Edvin Kristaq Xhelatit

Keto pak rrjeshta po i shkruaj per dy arsye.

Se pari per tju rikujtuar shqiptareve se vertet nenat tona kane lindur vajza, bije si Shenjtoren Nene Tereza, qe me virtutet dhe permasat e pakufishme te shpirtit te saj pushtoi zemrat e qytetareve te botes, dhe si askush tjeter meritoi titullin e nenes se mbare njerezimit.

Por shqiptare eshte edhe vajza, gruaja, nena monster, unike ne rruzullin tokesor me emrin Nexhmije Hoxha. Gruaja dhe vajza me fytyre njerezore, me shpirt terroristeje, si asnje femer tjeter me zemer te lige sa vet ligesia, ishte per 45 vite bashkautore ne te gjitha krimet e luftes dhe krimet kunder njerezimit, genocidin dhe infanticidin, skllaverine shteterore dhe hiperkolektivizimin, izolimin dhe indoktrinimin, vdekjet nga uria qe bashkeshorti i saj ushtroi me kliken e tij terroriste ndaj popullit shqiptar.

Ne kete aspekt çdo krahasim tjeter i saj me personazhe nga letersia apo dhe jeta reale eshte i pavlere perveç titullimit te saj “monstra e kombit dhe mbare njerezimit”. Ajo per dekada me rradhe ndau me Hitlerin shqiptar te Pasluftes si nje kopje apo Hitlerice çdo vrasje, ekzekutim, torture, burgim, internim te dhjetra mijra burrave, grave, vajzave, te rinjve, te moshuarve, femijeve te pafajshem te Shqiperise.

Me kete raste do te quaja nenen shpirterore te Edvin Kristaq Xhelatit, duke perifrazuar Bernar Hanrry Levin, nje barabare me fytyre njeriu.

Duke denuar dhe nje here me forcen me te madhe barbarite e Hitlerices, gruas monster te njerezimit, denoj gjithashtu qendrimin e birit te saj shpirteror Edvin Kristaq Xhelati per qendrimin e tij ndaj saj.

Se dyti miq, kam ndjekur me vemendje qendrimin e Edvin Kristaq Xhelatit duke ditur lidhjet e tij shpirterore me monstren, e cila sipas burimeve me te besueshme te familjes se saj, e kishte caktuar djalin e zevendesit te saj Kristaq Xhelati per kryetar te opozites, Partise Demokratike te Shqiperise.

Kete akuze publike Edvin Kristaq Xhelati nuk e pergenjeshtroi kurre ndonjehere.
Keto dite, ne detyrim ndaj nenes se tij shpirterore ai beri gjithçka nepermjet lepiresve te tij, trinjakeve ne ligesi dhe servilizem, mafiozeve Arben Malavita, Karlo Malavita, Ymer Çorapja, qe ne mediat e tyre te zbutej dhe miresohej e pafajsohej e ti behej makeup sa me shume ne ERTV-te 2-4 te tyre Hitlerices shqiptare te Pasluftes se Dyte Boterore, monstres se njerezimit, nenes shpirterore te Edvin Kristaq Xhelatit, barbares me fytyre njeriu, Nexhmije Hoxhes duke treguar edhe nje here veten bir bastard i etreve te tij mizore!

Modifikuar më Premte, 28 February 2020 14:18
Login to post comments