Arion Muça zëvendësues i Kelvi Kadillit në emisionin Ditë e Re

Premte, 28 February 2020 17:56

Henri Çili është vërtet një person publik me ndikim, pasi ftohet rëndom në studiot kryesore të emisioneve më të rëndësishëm politik, si dhe është botues mediash.

Por vetëm kaq. Ai nuk punon në gjykatë apo në ndonjë institucion tjetër të Drejtësisë, as në ministrinë e Drejtësisë dhe as në kryeministri.

Henri Çili mund të bëjë përpjekje dhe të tentojë që ‘të futet mik’, duke shfrytëzuar statusin e tij publik dhe miqtë në pushtet, për të liruar apo ulur dënimit e dikujt që gjendet në burg, por kurrsesi nuk mund që të ndikojë dot drejtpërdrejtë për këtë akt, aq më tepër kur bëhet fjalë për vrasjen e një polici.

 

Por Çili sipas akuzës së policisë dhe prokurorisë është arrestuar, pikërisht për ndikim në ndryshimin e dënimit të vëllezërve Aliko. Atëherë logjikisht shtrohet pyetja, si ndikoi ai te Drejtësia që Arbion Aliko të lirohet, apo ti hiqet dënimi me burgim të përjetshëm.

 

Ka marrë peng ndonjë familjar të anëtarëve të trupës gjykuese, apo u ka mbajtur pistoletën te koka vetë togave të zeza që kanë në dorë vendimin?!

Jo asnjëra nga këto, nuk ka ndodhur. Sipas asaj që ka dalë deri më tani nga dosja e hetimit dhe përgjimeve ndaj Henri Çilit, ky i fundit thjesht ka bërë rolin e `sekserit` mes babait të dy të rinjve të dënuar, Adil Alikos, me një zyrtarë të lartë të gjyqësorit dhe sistemit të Drejtësisë.

Pra ndikuesi nuk do të ishte Henri Çili, por ky `zyrtar i lartë`, të cilin prokuroria dhe policia e mban sekret.

Shiheni, se çfarë ka ndodhur.

Gazmir (Enri) Ajdinaj, vëllai i bashkëjetueses së Henri Çilit, merr përsipër që ta ndihmojë dhe ndërmjetëson një takim të `kunatit` me Adil Alikon. Sipas dosjen hetimore që ka rrjedhur në media, mësohet se takimi është kryer në 7 dhjetor 2019 në Tiranë dhe kjo bisedë është përgjuar dhe filmuar nga prokurorët. Nga përgjimet mësohet, mësohet se Aliko është ankuar se i kërkojnë 1 milion euro, për të ndryshuar masën e dënimit për djemtë, e veçanërisht atë ndaj Arbionit me burg përjetë. Në këtë bisedë ai është treguar i gatshëm përpara Çilit, për të siguruar një shuma deri në 750 mijë euro, ku një pjesë do të jepej kesh dhe pjesa tjetër me prona.

Në këtë moment ka një pyetje për prokurorinë dhe policinë, të cilët kanë kryer hetime dhe përgjime për 6 muaj rresht.

Cili është ai person, i cili i paska kërkuar Adil Alikos shifrën e madhe prej 1 milion eurosh, të cilën ky nuk e përballonte dot?!

Gjithsesi pasi `janë marrë vesh` ka nisur dhënia paradhënie e disa shumave në kesh, si dhe kalimi i disa pronave.

Sipas dosjes hetimore, rezulton se në 10 janar 2020, Henri Çili i ka dhënë një prokurorë për të vepruar në emrin e tij, bashkëpunëtorit Betim Shkupi për marrjen e dy pronave në formë dhurimi nga shoqëria ‘Fishta sh.p.k’ në Velipojë.

Pas këtij dhurimi, Henri Çili komunikon me Gazmir (Enri) Ajdinajn dhe i thotë, se gjithçka ka shkuar për mrekulli dhe se meritonte një shpërblim.

Por pas kësaj, prokuroria ka konstatuar se më datë 3 shkurt 2020, Henri Çili ka komunikuar me Drejtoreshën e Kadastrës së Shkodrës duke i kërkuar që të veprojë me shpejtësi për regjistrimin e pronave.

Dhe kjo zyrtare e lartë e shtetit në Shkodër i bindet Çilit (pse?!), duke i premtuar që do të mbarojë punë shumë shpejt dhe duke i kërkuar dërgimin e dokumenteve në kohë rekord.

Emri i kësaj zyrtareje të shtetit, nuk figuron gjëkundi në deklaratat e policisë e prokurorisë, si e hetuar për përfshirje apo jo në skemë.

Pas këtyre veprimeve gjithmonë sipas dosjes hetimore, Henri Çili, kryen një takim me një drejtues të lartë të sistemit të Drejtësisë, më datë 14 Janar në një hotel të njohur në kryeqytet. Sepse Çili kur i mori përsipër ‘punën’ Alikos dhe aq më tepër kur pranoi prona dhe para, e kishte marrë garancinë më herët nga `i zoti i punës’.

Dhe nga ky përgjim rezulton se pasi Çili i kërkon zyrtarit të lartë që të zgjidhë çështjen e vëllezërve Aliko dhe Yzeirajt sa më parë, merr prej tij premtimin dhe sigurinë, se ata (Alikot) do të jenë në 50 dosjet e para që do të shqyrtohen nga Gjykata e Lartë (ka 35 mijë që presin) kur të nisë punën. `Rastësisht` siç edhe zbuluan mediat sot, relator i këtij apelimi në GJK, do të jetë vetë Ardian Dvorani!

Tani jemi në pikën që kemi në qeli me bujë të madhe Henri Çilin, por ende nuk i dimë as emrin (Lëre që sipas të njëjtit standard, duhet arrestuar) ndikuesit të vërtetë në Sistemin e Drejtësisë, i cili mori përsipër zgjidhjen e ‘punës’.

Dhe nuk besojmë se do ta bënte falas, vetëm e vetëm që ta kishte mirë me Çilin që del na paska ndikim në opinionion publik si analist!

Modifikuar më Premte, 28 February 2020 17:58
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...