Tabaku, një mesazh kuptimplotë përmes fëmijëve të saj: Ato duhet ta mësojnë terrorin e regjimit komunist

Saturday, 29 February 2020 10:49

Jorida Tabaku, politikania e PD, ka publikuar sot një foto të rrallë ku shfaqen dy vajzat e saj binjake duke lexuar një libër dhe jo pa një arsye. Ja ç'shpjegon Tabaku në mesazhin e publikuar në Fb bashkë me fotografinë.

"Arba dhe Iris e nisën ditën duke lexuar librin “Kundër Rrymës” që tregon historinë e Sabiha Kasimatit. Jetën e një zonje të nderuar dhe me virtyt dhe zgjuarsi. E cila sfidoi regjimin dhe për këtë pagoi një kosto të lartë, jetën e saj.

Arba dhe Iris duhet të mesojnë e të kuptojnë terrorin e regjimit komunist në Shqipëri, si dhe të vetëdijësohen se krijimtaria në shkencë dhe në jetë mund të lulëzojë vetëm në liri

E vetmja gjë që mund të thuhet, është se Shqipëria komuniste nuk kishte vend për një grua të lirë. Ky botim i KAS ua mundëson atyre dhe çdo fëmije që në mënyrë të thjeshtë të mësojnë se si liria e mendimit dhe dijes shtypej nën një regjim komunist. Prandaj dua ta falenderoj KAS në ndihmën që i jep fëmijëve shqiptarë, e shoqërisë sonë, të mesojnë historinë ashtu siç ka ndodhur pa shtrembërime!"

Login to post comments