Eliot Engel: Do të punojmë që një ditë ta festojmë pranimin e Kosovës në BE dhe NATO

Diel, 01 Mars 2020 10:48

Kongresmeni Eliot Engel, një përkrahës i gjatë, i çështjes shqiptare veçanërisht i pavarësisë së Kosovës, ka takuar Federatën PanShqiptare Vatra – ndoshta për të qenë dhe i pari kongresist amerikan në 108 vjet që viziton Shtëpinë e Vatrës.

Ligjvënësi amerikan Eliot L. Engel, anëtar i Komitetit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, i cili është njëherësh, edhe bashkëthemeluesi, dhe bashkëkryesuesi i « Grupit për Çështjet Shqiptare të Kongresit – U.S. Congress Albanian Issues Caucus , shoqërohej në këtë vizitë nga veprimtari i njohur Harry Bajraktari – themelues dhe botues i gazetës « Illyria » 1991-1998.

Engel u pritë nga Kryetari i ri i Vatrës Elmi Berisha, dhe drejtuesit e lartë të Vatrës, të cilët i rezervuan një pritje mjaft të ngrohtë, duke i uruar me këtë rast edhe mirëseardhjen në Shtëpinë e Vatrës.

Kryetari i Vatrës, Elmi Berisha, mbas i urojë mikut të madh të shqiptarve mirëseardhjen – më pas foli për rëndësinë e kësaj vizite në Shtëpinë e Vatrës, të Kongresistit Engel, në të cilën ai veçoi atë të kontributit të kongresisitit për Kosovën, si dhe ndihmesën e tij për shqiptarët në Luginën e Preshevës, në Maqedoni dhe në Mal të Zi, dhe miqësinë e tij me Presidentin historik të Kosovës Rugovës.

Më pas në këtë vizitë foli Harry Bajraktari, i cili gjithashtu kujtojë kontributin e kongresistit Engel për çështjen shqiptare, e cila tha Bajraktari është në vazhdimësi për më shumë se tre dekada në Capitol Hill.

Ai tregojë se Kongresmeni Engel, ka qenë një përkrahës i madh i Kosovës që kur u zgjodh në Kongres në 1989, dhe e pati njohur atë.

“Kongresmeni nënshkroi rezolutën për shprehjen e mbështetjes për Presidentin Rugova në fillim të viteve 1990 … Pas pavarësisë së Kosovës, Kongresmeni Engel u përpoq ta sillte Kosovën në MCC. Angazhimi i Engelit për Kosovën nuk ndalet këtu, është i shumtë. Ne kemi nderin të kemi një mikë si Engel, në Kongres, i cili është mik i të gjithë shqiptarëve, prej nga Lugina e Preshevës, Kosovës, shqiptarëve në Mal të Zi dhe Maqedoni “tha Bajraktari.

Bajraktari përmendi si shumë të rëndësishëm gjatë fjalës së tij në Vatër edhe Fondacionin e Millenniumit, ku kontributi i Engel, për Kosovën, bëri të mundur që Fondacioni Millennium të implementojë një Korporatë të Mijëvjeçarit të Sh.B.A., MCC, MCC, mbi energjinë dhe transparencën qeveritare.

Ku siç dihet vitin e kaluar MCC dhe qeveria e Kosovës nënshkruan një program pragu prej 49 milion dollarësh (afërsisht 41.6 milion euro) që synonte të promovojë rritjen ekonomike përmes zbatimit të projekteve për energji elektrike të besueshme dhe rregull-ligj.

Kurse, Editorja e seksionit anglisht të Diellit, e Rafaela Prifti, e mbesa e ish sekretarit federatës pan shqiptare Vatra, ish redaktor i gazetës Dielli, foli për historikun 108 vjeçar të Vatrës, pse u themelua Vatra, rolin dhe kontributin historik të shqiptarëve për më shumë se një shekull.

“Lufta dhe përpjekjet e vatranve dhe patriotëve për pavarësinë e Shqipërisë, ato për liri e të drejta të shqiptarëve në Kosovë, e viset shqiptare e Çamëri, si dhe veprimtarinë e zhvilluar në periudhën e sundimit komunist kundra regjimit në Shqipëri- ishin të mëdha këtu në Amerikë”, tha Rafaela Prifti – Editore e anglishtes në gazetën Dielli.

Ndërkohë, Kongresmeni Engel theksoi se partneriteti midis Shqipërisë, Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara ‘mbetet të jetë i fortë si asnjëherë më parë.

Kurse lidhjet e tij me shqiptarët – Kosovën dhe çështjen shqiptare Engel ia dedikojë tërësisht njohjes së tij 30 vjet më parë me Harry Bajraktarin.

“Unë gjithmonë kam thënë që Kosova do të jetë një komb i lirë dhe i pavarur, me gjithë zërat skeptik për këtë. Ju gjithmonë do të keni mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha ai.

Engel beson se Kosova do të jetë anëtare e NATO-s dhe BE-së.

“Unë e di se një ditë ne do të festojmë pranimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe NATO. Ky është qëllimi që kemi për të ardhmen e Kosovës. Ju gjithmonë mund të mbështeteni tek unë si shoku juaj- si miku juaj andaj ju e keni derën e hapur në zyrën time në Kongres sa herë t’ju nevojitet”, tha në fund Engel.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...