Legjenda e Vllaznisë nesër krah Presidentit Meta: Jam i verbër por zemra me rreh fort

Diel, 01 Mars 2020 13:52

Teksa të hënën pasdite pritet të zhvillohet tubimi i paralajmëruar për mbrojtjen e Kushtetutës, Presidenti Ilir Meta publikoi qëndrimin e një tjetër personalitete kësaj here nga fusha e sportit. Meta publikon videon e Sabah Bizit, i cili apelon për mbrojtjen e Kushtetutës.

“Jam i verbër, por zemra më rreh fort për këtë vend. Prandaj, i lutem qytetarëve shkodranë që me 2 mars t’i bashkohen thirrjes së Presidentit Ilir Meta në mbrojtje të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë”, thotë Sabah Bizi.

Postimi i Metës: Nderim të veçantë për Legjendën Kuq e Zi dhe të Vllaznisë së paharrueshme, Sabah Bizin, i cili apelon për mbrojtjen e Kushtetutës dhe Demokracisë!

Unë jam i bindur se ashtu si shkodranët vinin dikur me biçikleta në Tiranë për ta mbështetur Bizin dhe Vllazninë, sot për të mbrojtur demokracinë do të marshonin edhe në këmbë po t’u kërkohej. Edhe 24 orë për t’i dhënë paralajmërimin mbarëkombëtar grushtit të shtetit! Nesër në Tiranë! ✌ mars! 🇦🇱

#PërKushtetutën #PërRepublikën #PërShqipërinë #PërKombin #BashkohuEdheTi

Modifikuar më Diel, 01 Mars 2020 14:11
Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...