”Agim Kajmaku lëviz lirshëm në Tiranë”, Gazment Bardhi: Nuk arrestohet sepse Edi Rama e ka në mbrojtje

Diel, 01 Mars 2020 19:49

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi shkruan se Agim Kajmaku, ish- kryebashkiakun i PS në Vorë lëviz lirshëm në Tiranë teksa është prej muajsh në kërkim nga Policia. Bardhi shprehet se ai nuk arrestohet pasi si çdo kriminel tjetër që Edi Rama do që të jetë i lirë e ka bashkëpuntor dhe është në mbrojtjen e tij.


STATUSI I GAZMENT BARDHIT

 

Të gjithë e dinë që Agim Kajmaku nuk është në arrati, por jeton i lirë si çdo kriminel tjetër që Edi Rama do që të jetë i lirë. Exit.al provoi sot se Edi Rama i Vorës, Agim Kajmaku, lëviz lirshëm në mes të Tiranës, sa në një lokal në tjetrin. Dëshmitarë të tjerë e kanë parë në Durrës me drejtues të Partisë Socialiste atje. Vetëm Policia e komanduar nga Edi Rama nuk e gjen ku është Agim Kajmaku.

Agim Kajmaku, gjoja më kërkim nga drejtësia, nuk arrestohet, sepse Edi Rama nuk e do të arrestuar bashkëpunëtorin e tij që mashtroi dhe fshehu te kaluarën kriminale në Greqi. Për të treguar se Agim Kajmaku është nën mbrojtjen e tij, Edi Rama jo vetëm nuk e shkarkoi kurrë Agim Kajmakun, por pak javë më parë, kur ai ishte në kërkim policor, i dha firmës Kajmaku një tjetër tender publik prej 50 milionë lekësh.

Qê policia të mos veprojë si polici partiake dhe që drejtësia të mos jetë nën kontoll politik, zgjidhja është largimi i Edi Ramës!

 
 

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...