Presidenti Ilir Meta ka publikuar deklaratën e federatës pan shqiptare te Amerikes, VATRA, e cila ka dale ne mbeshtetje te manifestimit te thirrur nga kreu i shtetit kete pasdite.
“Manifestimi i 2 Marsit është fillimi i fundit të një qeverisjeje e cila shpopulloi, varferoi dhe vrau shpresën e shqiptarëve. Shqiptaro-Amerikanët janë me të ardhmen e Shqipërisë pa kriminelë dhe drogë, por me dinjnitet dhe prosperitet“, thuhet ne deklaraten e saj.
Ndërsa Meta e falënderon dhe thotë sw “shqiptarët e diasporës, veçanërisht ata në SHBA, në momentet më kyçe dhe vendimtare të kombit kanë qenë shtysa kryesore për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Shqipërisë”.
POSTIMI I PLOTE: Falenderim të përzemërt për VATRËN, organizatën më të vjetër Panshqiptare në SHBA, të themeluar nga dy korifejtë dhe personalitetet e mëdhaja të kombit tonë, Fan Noli dhe Faik Konica.
Shqiptarët e diasporës, veçanërisht ata në SHBA, në momentet më kyçe dhe vendimtare të kombit kanë qenë shtysa kryesore për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Shqipërisë! 🇦🇱🤝🇺🇸