Presidenti i Republikës Ilir Meta përmes një statusi në “Facebook” ka falënderuar shoqatën tiranase “Tirona Intellectum” për mbështetjen dhe solidaritetin në manifestimin që do të mbahet sot në orën 17:00 në bulevardin “Dëshmorët e kombit” në kryeqytet.
Meta shprehet se shpreh mirënjohje pa kufi për shoqatën në fjalë, ndërsa nënvizon se në këto momente është i nevojshëm solidariteti me solidaritetin.
Postimi i presidentit Ilir Meta:
Mirënjohje pakufi për Shoqatën “Tirona Intellectum” për solidaritetin e saj me këtë Manifestim madhështor Mbarëkombëtar në mbrojtje të shtetit dhe Kushtetutës.
I bindur se sot Tirona do të jetë në krye të pjesëmarrjes dhe do shkëlqejë me qytetarinë e saj.
Tirona, 100-vjet kryeqytet, i udhëheq shqiptarët drejt lirisë dhe demokracisë.
Së bashku për Pranverën Kuqezi! 🇦🇱
#PërKushtetutën #PërRepublikën #PërShqipërinë #PërKombin #BashkohuEdheTi