Manjani: 'Pse nuk i besoj Komisionit Europian për progresin në Shqipëri'

Hënë, 02 Mars 2020 13:23

Nga Ylli Manjani.

Personalisht nuk i besoj Komisionit Europian kur mat progresin në Shqipëri. Nuk i besoj sepse ky Komision gjendet në konflikt interesi. I duhet të vlerësojë Reformat që ka bërë vetë. Askush që do t'i duhet të vlerësojë veten, nuk është objektiv.

Nuk ka të bëjë fare me individët që kryejnë funksione në Tiranë apo Bruksel. Fare! Por me konfliktin e interesit që ekziston i ulur këmbëkryq në marrëdhënien Shqipëri-BE.

Kjo në fakt është edhe arësyeja që vendet anëtare të BE, mbajtën qëndrim të ndryshëm nga raportet e vlerësimit të Komisionit Europian. Shtetet anëtare, Gjermania e para, preferuan të vënë kushte shtesë, sepse "progresi" që raporton Komisioni i Europian, nuk është bindës.

Arsyeja është pikërisht konflikti i interesit që ekziston në misionin dhe mandatin e Komisionit në raport me Shqipërinë. Se si do zgjidhet kjo, nuk e di! As nuk e vras hiç mendjen sepse nuk është punë për ne, në fakt. Por, uroj megjithë fuqinë e shpirtit që të na çelen negociatat, sa më parë!

Nuk jam besimtar, por jam gati të lutem nëse kjo i shërben hapjes së negociatave! Negociatat janë e vetmja lidhje zyrtare që na mban me Europën. Për ne ato janë jetike, sepse vendosemi nën një monitorim shumë të rreptë, që ska asnjë lidhje me hyrra-byrrat e deri sotme të Ambasadorëve dhe shpurës së ekspertëve pa lidhje.

Çelja e negociatave i jep fund Konfliktit të Interesit dhe të gjithë interesave gjithfarësh që na i kanë bërë ambasadorët gjithollogë, zëdhënës e guvernantë. Çelja e negociatave i jep fund kompromisit, ku sundimi i Bosit shitet si sundim i ligjit! I jep fund edhe "suksesit" fiktiv të reformës ku mbyllja e gjykatave quhet vlerë!!! Kulmi!

Kemi nevojë që dikush të na vërë stekën e standardeve dhe të na masë sa realisht e kalojmë atë stekë. Jo me llafe, as me deklarata, as me raporte fiktive. Vetëm leximi i realitetit na ndihmon. Vetëm kështu shkojmë drejt Schengenit të vërtetë, duke i përbuzur "mini-schengenarucët". Vetëm kështu Perëndimi nuk na sheh më me syze diplomatike. Nuk i duam më ato syze!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...