Lubonja për manifestimin: Uroj të ketë sa më shumë njerëz, veprimi mban gjallë ndjenjën e revoltës

Hënë, 02 Mars 2020 14:40

Analisti Fatos Lubonja duke folur për manifestimin e sotëm të thirrur nga presidenti i Republikës Ilir Meta, deklaroi se shpreson që në shesh të ketë sa më shumë njerëz, pasi kjo maxhorancë ka hyrë në një rrugë kriminale.

Ka shkelje të Kushtetutës. Kemi një manifestim që me numër sa më të lartë do ndërgjegjësojë shqiptarët, por unë e shoh se nuk zgjidhet në mënyra paqësore. Unë mendoj se kjo maxhoranca ka hyrë në një rrugë shumë kriminaleDrejtësia të merret me akuzat e Presidentit. Janë shkelur institucionet. Uroj të ketë sa më shumë qytetarë”, tha Lubonja.

Më tej, Lubonja hodhi akuza në drejtim të kryeministrit, duke u shprehur se Rama nuk ka besëlidhje me njerëzit, por ndan interesa për pushtet.

“Fjala besëlidhje është shumë e përdorur. Shqiptarët nuk janë mbajtur aq për besëlidhje, por shqiptarët më shumë lidhen përmes interesave. Edhe Edi Rama nuk ka besëlidhje me njerëzit, por ka interesa. Një pjesë kanë qenë me PD, tani janë me Ramën. E gjitha është lojë interesash në kurriz të shqiptarëve dhe nuk ka besëlidhje. Edhe në vitin 1997 nuk kishte besëlidhje ndër shqiptarët, por u ngritën interesat ekonomike më shumë sesa ndjenja e lirisë apo dinjitetit. Nuk jam shumë optimist, por e quaj veprim që mban gjallë ndjenjën e revoltës”, deklaroi Lubonja.

Po ashtu, Lubonja nënvizon se duke e parë situatën me sytë e një qytetari të zakonshëm e jo të Metës, mund të thuhet se Presidenca është i vetmi institucion që nuk është kapur nga maxhoranca.

“Duke parë interesat tona përtej interesave të Metës, mund të themi se vetëm Presidenca ka mbetur e e pakapur. Meta po reagon kaq fort edhe sepse nuk funksionojnë institucionet e tjera, edhe drejtësia. Presidenca po reziston. Opozita është debat tjetër se pse ka ndryshuar rol. Varet se cfarë bisedash janë bërë nën tryezë”, tha ai.

Në lidhje me hapjen e mundshme të negociatave, Lubonja u shpreh se ky hap nuk tregon domosdoshmërisht përparim të Shqipërisë, por më shumë integrimi bëhet për interesa gjeo-strategjike të BE-së.

“Hapja e negociatave nuk tregon ndonjë zhvillim të madh. Ndërkombëtarët thonë se reforma në drejtësi e juaja na bën ne që të mendojmë se ju po përparoni. Fakti që Presidenti bën akuza dhe drejtësia nuk vepron, dëshmon për gjendjen ku jemi. Mendoj se negociatat mund të hapen, për shkak të interesave të veta. Edhe burrokratët e Brukselit thonë se kemi punuar, kurse Edi Ramës i duhen për legjitimitet. Të dyja janë kundër popullit shqiptar, për mendimin tim. Unë mendoj se kjo qeveri ka nevojë për presione sic ishin ata 9 pikat. Pse, në 3 muaj ndodhën gjëra të mëdha? Nuk besoj”, tha Lubonja.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...