“Mbrojtja e Kushtetutës më solli këtu”- Ish-anëtari i Gjykatës Europiane tregon katër arsyet pse iu bashkua manifestimit

Hënë, 02 Mars 2020 17:56

Në manifestimin e thirrur nga Presidenti fjalën i pari e ka marrë Ledi Bianku, personalitet i njohur i të drejtës ndërkombëtare dhe ish-anëtar anëtari i Gjykatës Europiane.

manifestimi budina


Bianku bëri të ditura katër arsyet që e shtynë ti bashkohej manifestimit.

“Kur mora këtë ftesë pyetja e pare ishte se çfarë arsyesh më bënin të vija.

Katër ishin arsyet që lidheshin me njëra-tjetrën.

1-Rendësia e këtij tubimi, Mbrojtja e Kushtetutës. Nuk kam ardhur të vendos se në debatin mes presidentit dhe mazhorancës ka të drejtë një palë apo një tjetër. Pa një gjykatë kushtetuese të pavarur, nuk kemi më forcën e ligjit që vepron, por kemi ligjin e forcës.

2-Në një vend ku as presidenti nuk ka mundësi që pretendimet t’ia paraqesë për shqyrtim një organi të pavarur imagjinoni çfarë mundësish kanë qytetarët e thjeshtë që pretendojnë mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të tyre kur ia shkel qeveria. Po qëllimi është për pushtet po për pushtetin kushtetutës. Ky është pushteti me  i rëndësishëm.

3-Cfarë emri i vihet kësaj situate? Robert Spano thoshte: Zgjedhjet nuk krijojnë plotfuqi. Me gjeni një shtet në Europë që është i ngjashëm me situatën në Shqipëri. Ka më shumë se dy vjet që aktet e qeverisë që nuk kontrollohen.

4-Në këtë situatë absurdi kushtetues që nuk ka Gjykata e të kontrollojnë shkeljet e ligjit dhe stina e protestave ka shpërthyer edhe ne vend e të tjera pyesja veten se si do reagonin bashkëkombësit  e mi. Kur ju shoh sa shumë jeni mbledhur gëzohem se një thirrje për të mbrojtur kushtetuan dhe liritë gjen këtë lloj reagimi. Vlerat e këtij kombi nuk kanë vdekur”, tha Binaku.

Teksa sheh në shesh protestuesit Bianku thotë se i lindi edhe një arsye e pesë.

“ Arsyeja e peste jeni ju, thirrjet tuaja për liri dhe demokraci. Pa këto gjykata liritë vdesin. Unë ju uroj kur them Zoti ju bekoftë, por e ka ne dore zoti, e nëse ju them se liria qoftë me ju kjo është në dorën tuaj”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...