'Entuziazëm si 30 vite më parë'/ Neritan Ceka del në protestë

Hënë, 02 Mars 2020 18:02

Neritan Ceka mbështet tubimin e 2 Marsit të thirrur nga Presidenti Ilir Meta për të cilin thotë se ishte një gjetje e jashtëzkonshme, duke marrë në konsideratë rrethanat ekonomike dhe politike në vend.

Ai u fotografua në tubim.

“Duket një veprim i jashtëzakonshëm i Presidentit, është situatë reale e një grushti shteti. Grusht shteti do të thotë kur merren të gjitha institucionet e shtetit. Legjislativin e ka në dorë Edi Rama, gjyqësorin po bën hapat e fundit për ta marrë dhe mund të komandojë gjithë sistemet e emërimeve. Është dhe pushtetit ekzekutiv qoftë qëndror qoftë lokal që e zotëron në të gjitha aspektet. Është një grusht shteti pa tanke, pa ushtarë, pa të shtëna. është një kthim pas 30 vitesh, po të njëjtat fjalime, e njëjta parti entuziaste, mungonte shoqja Nexhmije por edhe ajo na doli. Besoj që në një qetësi relative dhe të rremë ndodh ajo që po bëhet një vend i pajetueshëm, qoftë nga situata ekonomike, qoftë nga një qeverisje rrumpallë, qoftë nga ikja masive e shqiptarëve.

 
 

Është me Kushtetutë, Presidenti është mbrojtës i Kushtetutës, e ka bazën tek Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara e cila e fton popullin të ngrihet kundër qeverisë në raste të tilla. Një njeri i vetëm nën maskën e një partie që nuk është më Partia Socialiste për të cilën është votuar, është grabitur nga pushteti. Kur vidhen pushtetet, ka vetëm një faktor që është populli. Për aq kohë sa shqiptarët nuk e kanë kuptuar se po ju merren pak nga pak të gjitha pushtetet, mendoj se Presidenti ka bërë zgjedhjen më të mirë.

 

E kemi përmbysur njëherë Nexhmijën dhe ta shikojmë sërish të ngrihet nga varri, një sistem degradues shqiprtëror kombëtar, duhet të ngrihemi për Shqipërinë jo për Ilir Metën. Mesazhi i kësaj proteste do të tregohet përmes pjesmarrjes që do të ketë. Opozita është populli, populli që mendon ndryshe që është interesuar për këtë pushtet. Më mashtruesit dhe anti-kombëtarët që kemi sot nuk i kemi pasur kurrë. Skenari që të vijë Meta në krye të opozitës së bashkuar është gatuar në kuzhinën e rilindjes, i ngjan kohës së Dhjetorit kur përpiqeshin të na bindnin se sa i mirë ishte Ramiz Alia. Nuk kemi të bëjmë me Metën që është dikushi, me të gjitha veprimet e tij ka treguar se është një nga Presidentët më seriozë që kemi pasur pas Rexhep Mejdanit”, tha Ceka para dy ditësh.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...