Pasi Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, paralajmëroi të hënën se së shpejti numri i refugjatëve që do të shkojnë në Evropë do të arrijë në miliona, nëse BE-ja nuk merr përgjegjësi për krizën, Greqia vazhdon të përpjekjet për të fortifikuar kufijtë dhe të vërë në lëvizje diplomacinë për të të trajtuar atë që e quan “kërcënim asimetrik”.
Në frontin diplomatik, iniciativat e qeverisë greke kanë nxitur një vizitë të pranifikuar për të martën në kufirin greko-turk në Evros, të Presidentit, Komisionit dhe Këshillit Europian, znj. Ursula von der Leyen, dhe Charles Michel e David Sassoli të shoqëruar nga Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, njofton Kathimerini.
Edhe pse Athina beson se vizitat përcjellin një mesazh të fuqishëm, ajo prêt mbështetje praktike nga partnerët e saj, duke theksuar se kufijtë e saj me Turqinë janë gjithashtu kufijtë e Evropës.