“Ultimatumi prej dy javësh për shpërndarje Parlamenti”, çfarë shkruan DW për manifestimin e thirrur nga Meta

Tuesday, 03 Mars 2020 10:00

Mbyllet pa incidente manifestimi në Tiranë për mbrojtjen e Kushtetutës. Presidenti Meta dhe opozita hodhën akuza të rënda ndaj qeverisë në Shqipëri.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta kërcënon me shpërndarje të Parlamentit. Ai i dha maxhorancës socialiste, të hënën (2/03/2020) një ultimatum  dy javor, deri në 15 mars, për të rishikuar ndryshimet kushtetuese në ligjin për Gjykatën Kushtetuese (GJK), të miratuara kohët e fundit.

Në manifestimin qytetar të thirrur prej tij dhe të zhvilluar të hënën, ai tha se pret deri në 15 mars, ditën e miratimit të Reformës Zgjedhore, që maxhoranca “të reflektojë”, lidhur me ndryshimet kushtetuese në ligjin për GJK.

Në rast të kundërt Meta deklaroi në manifestim se “do të shpërndajë me dekret Parlamentin”.

Shkarkimi i Metës

Por Parlamenti vazhdon procedurat për shkarkimn e Presidentit Meta, për shkelje të Kushtetutës me anullimin e datës së zgjedhjeve lokale 2019. Por vendimin përfundimtar për këtë çështje e merr GJK, që në Shqipëri nuk funksionon prej korrikut 2018, për shkak të nxjerrjes jashtë sistemit të shumicës së gjyqtarëve të saj gjatë procesit të vetingut.

Para manifestuesve të shumtë, Meta firmosi, në mënyrë simbolike, dekretin e anulimit të ndryshimit të procedurës së betimit të gjyqtarëve të GJK, të miratuar nga Parlamenti, të cilat i heqin atij ekskluzivitetin e betimit të tyre në Presidencë dhe ligjërojnë alternativën e dërgimit në Presidencë të betimit me shkrim, për ata që brenda afatit kushtetues Meta nuk i thërret.

“Nëse grushti i shtetit, organizata mafioze ndërkombëtare, nuk e merr seriozisht këtë dekret, unë e jap fjalën se pas datës 15 mars, kur të përfundojë Reforma Zgjedhore, populli kuqezi që votoi sot për vdekjen e grushtit të shtetit dhe unë Ilir Meta betohem se atë dekret nuk do ta firmos këtu, por në mes të Parlamentit, atje, në mes të krimit”, tha Meta në fjalën e tij duke implikuar edhe ndërkombëtarët.

Meta akuzon qeverinë dhe ndërkombëtarët

Presidenti Meta e akuzon qeverinë Rama se po “dhunon Kushtetutën duke kërkuar të kontrollojë anëtarët e GJK” dhe të emërojë 6 anëtarë nga trupa prej 9 vetash e gjyqtarëve të kësaj Gjykate.

Meta dhe opozita jashtë parlamentare deklarojnë se reforma në drejtësi, që synon ҫrrënjosjen e korrupsionit tek gjykatësit dhe prokurorët, ka dështuar.

“Kjo pranverë kuq e zi nuk do të ndalojë deri në rivendosjen e sovranitetit të vendit”, tha ai në manifestim duke theksuar se ai është shkelur jo vetëm nga maxhoranca socialiste por edhe nga ndërkombëtarët, që „kanë devijuar reformën në drejtësi”.

Thirrjes së Metës për të manifestuar në “mbrojtje të Kushtetutës” iu përgjigj edhe opozita jashtë parlamentare e kryesuar nga Partia Demokratike, që kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare qe vendi të dalë nga kriza e gjatë politike dhe institucionale.

Çfarë kërkojnë qytetarët, pjesëmarrës në manifestim?

Albanien Protest gegen Regierung Rama in Tirana | Bajram Kullaj (DW/A. Ruci)

Për shumicën e manifestuesve, qytetarët të thjeshtë, motivi i mbrojtjes së Kushtetutës nga “grusht shteti i qeverisë Rama” përkthehet në probleme të jetës së përditshme: migrimi, varfëria, papunësia.

“Erdha nga Italia, ku jetoj prej 22 vitesh si emigrant. Të shoh ҫfarë po bëhet, dua të kthehem në vendin tim, të punoj dhe jetoj këtu, dua një Shqipëri më të mirë”, thotë për DW, Bajram Kullaj.

Një tjetër manifestues, që ka mposhtur frikën e marrjes së Coranavirusit dhe ka vendosur maskën mbrojtëse, ndodhet në shesh se është i papunë.

“Jam mekanik nga Kukësi. Jam pa punë. Me ҫfarë ta mbaj familjen? Shkoj punoj në Greqi dhe kthehem, kam qënë edhe në Angli po më kthyen se punoja në të zezë. Punë dua në vendin tim, asgjë tjetër”, thotë për DW, Rexhep Pepkolaj.

Albanien Protest gegen Regierung Rama in Tirana | Rexhep Pepkolaj (DW/A. Ruci)

Rama – manifestimi teatër absurd.

Manifestimi i thirrur nga Meta u zhvillua në  mënyrë paqësore dhe pa asnjë incident, sidomos në krahasim me protestat e gjata të PD në pranverën e kaluar për të rrëzuar qeverinë Rama, ku jo rrallë kishte akte dhune kundër Kryeministrisë dhe Parlamentit.

Manifestuesit marshuan të qetë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” me flamuj të vegjël kombëtarë dhe tufa mimozash dhe me një numër të vogël flamujsh të BE dhe SHBA.

Në një postim në median sociale ambasadorja e SHBA në Tiranë, Juri Kim, u shpreh “e suprizuar nga prania e flamurit amerikan në manifestimin e thirrur nga Meta” dhe sqaroi se ” SHBA nuk kishin asnjë lidhje me manifestimin.”

Kryeministri Rama e quajti manifestimin” një teatër absurd” dhe „të pamundur firmosjen e dekretit nga Presidenti Meta për shpërndarjen e Parlamentit.”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...