Presidenti i Republikës Ilir Meta ka falënderuar biznesmenin dhe humanistin shqiptar që jeton në SHBA Harry Bajraktari për mbështetjen e tij ndaj manifestimit dhe kauzës së Kreut të Shtetit në mbrojtje të Kushtetutës
Meta e cilëson një veprimtar të palodhur të çështjes kombëtare dhe thekson se kombi ynë ndihet krenar për diasporën shqiptare dhe në veçanti për ata që i janë bashkuar pranverës kuqezi.
“Falënderim dhe mirënjohje e veçantë për veprimtarin e palodhur të çështjes kombëtare, patriotin e jashtëzakonshëm shqiptaro-amerikan🇦🇱🇺🇸, Harry Bajraktari, themelues i gazetës Illyria në New York, biznesmen e humanist i shquar, për mesazhin e tij të solidaritetit me kauzën e drejtë mbarëkombëtare dhe Uraganin Kuqezi që sapo ka filluar.
Kombi🇦🇱 ynë ndihet krenar për diasporën shqiptare, në veçanti për vëllezërit dhe motrat tanë në SHBA🇺🇸, që ashtu si Harry janë bashkuar me Pranverën Kuqezi dhe kurdoherë kanë qenë në ballë të mbrojtjes së Atdheut, e përpjekjeve për lirinë, pavarësinë, demokracinë dhe Shqipërinë si e gjithë Europa. 🇦🇱🤝🇺🇸”, shkruan presidenti Meta.