“Manifestimi ishte dinjitoz dhe demokratik” – Meta nxjerr mesazhin e biznesmenit për shqiptarët: Veproni tani para se të jetë vonë

Tuesday, 03 Mars 2020 14:19

Harry Bajraktari, themelues i gazetës Illyria në Neë York, biznesmen e humanist i shquar ka reaguar pas manifestimit të ditës së djeshme të thirrur nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta

Teksa i ka shprehur mirënjohje për veprimtarin e palodhur të çështjes kombëtare, Presidenti Meta në një postim në facebook ka shpërndarë shkrimin e tij ku i bën thirrje shqiptarëve të veprojnë para se të jetë vonë.

Bajraktari shprehet se kthimi për rishqyrtim në Kuvend i ligjit të fundit ishte një akt shumë i drejtë nga ana e Presidentit, ndërsa thekson se manifestimet paqësore janë një pjesë shumë e rëndësishme e demokracisë.

“Falenderim dhe mirënjohje e veçantë për veprimtarin e palodhur të çështjes kombëtare, patriotin e jashtëzakonshëm shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari, themelues i gazetës Illyria në New York, biznesmen e humanist i shquar, për mesazhin e tij të solidaritetit me kauzën e drejtë mbarëkombëtare dhe Uraganin Kuqezi që sapo ka filluar.
Kombi ynë ndihet krenar për diasporën shqiptare, në veçanti për vëllezërit dhe motrat tanë në SHBA, që ashtu si Harry janë bashkuar me Pranverën Kuqezi dhe kurdoherë kanë qenë në ballë të mbrojtjes së Atdheut, e përpjekjeve për lirinë, pavarësinë, demokracinë dhe Shqipërinë si e gjithë Europa”,
 shkruan Presidenti Meta.

Mesazhi i Harry Bajraktarit që ndau Presidenti Meta:

Manifestimi i sotëm në Tiranë ishte demokraci në veprim.

Kishte një pjesëmarrje të madhe dhe veprimtaria ishte paqësore dhe dinjitoze. Tubimet paqësore janë një pjesë e rëndësishme e demokracisë. Njerëzve u jepet një mundësi të shprehin ndjenjat e tyre kur institucionet bien.

Presidenti Ilir Meta kishte të drejtë që ktheu ligjin e fundit për rishqyrtim në Parlament. Procesi i përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese nuk duhet dhe nuk mund të anashkalojë detyrën e Presidentit. Ne kemi nevojë për kontroll dhe balancë në Shqipëri, që demokracia të funksionojë siç duhet.

Reforma në drejtësi është e rëndësishme dhe po aq e rëndësishme është pavarësia e gjyqësorit. Nuk duhet të dominohet nga njëra palë. Reforma duhet të bëjë bashkë të gjitha palët, përfshirë opozitën dhe Presidentin, përndryshe procesi rrezikon të humbasë besimin e njerëzve.

Është koha për të gjetur një mënyrë për të dalë nga kriza aktuale institucionale. Situata aktuale me një parti të vetme që ka marrë të gjithë pushtetin politik nuk është e qëndrueshme. Veproni tani para se të jetë vonë!

Modifikuar më Tuesday, 03 Mars 2020 14:26
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...