Paralajmërimi i fortë i presidentit/ Abilekaj: Marrëveshje që na çon drejt zgjedhjeve, zgjidhja e vetme

Tuesday, 03 Mars 2020 16:16

I ftuar në Syri TV, përballë gazetares Armela Ferko, një ditë pas manifestimit të djeshëm të presidentit, gazetari dhe analisti Enton Abilekaj ka komentuar atë çfarë mund të pritet në 15 mars.

Sipas tij, nëse do të kemi një Gjykatë Kushtetuese, ku presidenti merr 3 anëtarët e tij, atëherë nuk do të kemi 'vetëgjyqësi' nga kreu i shtetit.

"Ne kemi një Gjykatë Kushtetuese që nuk është ngritur, duhej të ishte ngritur të paktën me 6 anëtarë dhe kjo është një nga sfidat e tjera që Pranvera Kuq e Zi duhet të zgjidhë. Ne kemi ligje që duhen shqyrtuar nga Kushtetuesja, ashtu kemi dhe dekretet e Presidentit që do të kalojnë aty.  Kemi shumë ligje që duhet të shkojnë në Gjykatë Kushtetuese.

Nëse do të kemi një Gjykatë Kushtetuese të ekuilibruar ku presidenti merr 3 anëtarët e tij, kështu nuk do të kemi një vetëgjyqësi,  një luftë në sheshe po një gjykatë të besueshme dhe puçi që denoncon presidenti përfundon.Mjafton që parlamenti të mos marrë Gjykatë Kushtetuese", u shpreh Abilekaj.

Çfarë paralajmëron Meta më 15 mars?

“Nuk e di si do e bëjë brenda parlamentit. Kjo është shumë e vështirë të imagjinohet. Ai e ka të drejtën të shkojë në parlament por që ta çojnë protestuesit e djeshëm më duket e pamundur.  Ajo që mbetet është nëse ky dekret duhet bërë apo jo? Është kushtetuese apo jo? Shpërndarja e parlamentit qartësohet në kushtetutë si bëhet. Çdo gjë tjetër ilegjitimon presidentin.Situata në dekretimin e shpërndarjes së parlamentit mund të ilegjitimojë të gjitha institucionet", tha gazetari.

Sipas Abilekaj, "Kemi një pjesë të shtetit që nuk pjesën tjetër të shtetit dhe ky konflikt nuk mund të zgjidhet pa marrëveshje që të na çojë në zgjedhje". /A.R, Syri.net

INTERVISTA NË SYRI TV:

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...