Letra për Gramoz Ruçin/ Rudina Hajdari tërhiqet nga Komisioni i Integrimit, shkarkon edhe kryetarët e komisioneve të tjera

Tuesday, 03 Mars 2020 18:04

Deputetja Rudina Hajdari ka dhënë dorëheqjen nga kryetare e Komisionit të Integrimit.

Vendimin Hajdari e ka bërë të ditur në një letër që I ka dërguar kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi. Që mban datën 26 shkurt 2020

Hajdari në letër propozon që në vend të saj në krye të Komisionit të Integrimit të vendoset, deputeti Halit Valteri.

Po kështu Hajdari ka propozuar që në vend të deputetes Fatjona Dhimitri në krye të Komisionit të Medias, të vendoset Halil Jakimi, ndërsa në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese në vend të Halit Valterit të vendoset Arlind Çacani.

 
Login to post comments