Koronavirusi/ SHBA bën lëvizjen e bujshme, gazetari ironizon: Ja plani shqiptar!

Tuesday, 03 Mars 2020 18:32

Amerikanët janë të vetmit që po e marrin seriozisht rrezikun nga Koronavirusi.

Kështu shprehet përmes një postimi në Facebook gazetari i Ekonomisë Klodian Tomorri, teksa publikon edhe shifra nga masat e marra nga institucionet financiare në SHBA dhe jo vetëm.

Sipas tij, FED (Rezervat Federale) kanë ulur me 0.5 pikë përqindje të normës bazë për shkak të virusit, ndërsa thekson se që prej 2008-ës kjo është ulja më e madhe.

Ndërkohë Tomorri nuk kursen as ironinë me qeverinë shqiptare teksa shkruan: “Më në fund edhe qeveria shqiptare lajmëroi planin e masave kundër koronavirusit. Thelbi i planit është: Shqipëria nuk ka asnjë rast me koronavirus”.
 Postimi i plotë i Klodian Tomorrit:

World War

1-FED sapo lajmeroi uljen me 0.5 pike perqindje te normes baze per shkak te koronavirusit. Kjo eshte ulja me e madhe qe nga viti 2008. Deri tani amerikanet jane te vetmit qe e kane marre seriozisht koronavirusin.

2-Qeveria franceze mori ne kontroll shteteror furnizimin me maska kunder koronavirusit. Macron po fillon te kuptoje se ca ka perballe.

3-Singapori i shtohet listes se gjate te vendeve qe mbyllij kufijte per udhetaret nga Italia, Kina, Korea etj.

4-Me ne fund edhe qeveria shqiptare lajmeroi planin e masave kunder koronavirusit. Thelbi i planit eshte: Shqiperia nuk ka asnje rast me koronavirus.

Login to post comments