A është Sokol Sadushi zyrtari i lartë që përmendet në dosjen “Henri Çili”? Reagon ish-gjyqtari

Tuesday, 03 Mars 2020 22:21

Partia Demokratike i është rikthyer çështjes së disa ditëve më parë për implikimin e “një zyrtari të lartë të drejtësisë” në dosjen ndaj botuesit Henri Çili. Aty thuhet se ky i fundit u takua me këtë zyrtar për të ndikuar që dosja e vëllezërve Aliko të bandës së Lazaratit të dënuar për vrasjen e efektivit Ibrahim Basha të shqyrtohej me precedencë.

Sipas selisë blu, Ardian Dvorani është i vetmi anëtar i Gjykatës së Lartë dhe deklaroi se nuk është ai zyrtari i lartë i implikuar kurse Policia dhe Prokuroria nuk nxjerrin emrin. Në këtë situatë PD shënjestroi Sokol Sadushin, ekspert i lartë i Reformës në Drejtësi dhe drejtor i Shkollës së Magjistraturës, i cili pritet të emërohet në mars. PD i kërkoi Sadushit të flasë dhe të japë shpjegime pasi sipas Prokurorisë takimi i radhës për favorin e paligjshëm do e kryente takimin e radhës.

Nuk ka munguar reagimi i ish-gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese. Ai thotë se çdo pyetje retorike e shtruar këto ditë, nëpërmjet deklarimeve politike, mediatike dhe që vë në dyshim integritetin moral e profesional, ka për qëllim të dëmtojë personalitetin e tij pikërisht në këtë moment që lidhet me procedurën e nisur për kandidimin si gjyqtar i Kolegjit Administrativ në Gjykatën e Lartë.

“Deklaroj me përgjegjësinë time të plotë se, me Z. Henri Çili prej shumë kohësh nuk kam pasur asnjë komunikim të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, në ambiente publike apo private, për asnjë çështje, përfshirë ato që implikojnë personalitetin tim dhe, për më tepër, që lidhen me çështje gjyqësore penale. Çdo deklarim i bërë ndaj personit tim mbi këtë ngjarje nuk përputhet me të vërtetën, sikurse jam i bindur se do të rezultojë në përfundim të procesit penal” – thotë Sadushi në reagimin e tij. Ai thotë se prokuroria duhet të sqarojë se cili është “funksionari i lartë i drejtësisë”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...