Bylykbashi: Edi Rama nuk organizon dot zgjedhje të lira

E mërkurë, 04 Mars 2020 10:58

Këshilli politik që po merret me reformën zgjedhore është duke zhvilluar një takim me diplomatët në Tiranë ku po diskutohet pikërisht për hapat që janë bërë deri më tani.

Përfaqësuesi i PD dhe i opozitës për reformën zgjedhore, Oerd Bylykbashi, identifikoi Edi Ramën si pengesën kryesore për zgjedhje me standarde demokratike.

Bykykbashi po merr pjesë në një takim me përfaqësues diplomatikë të vendeve të BE, Britanisë së Madhe, Zvicrës, SHBA , OSBE dhe ODIHR, të cilët marrin opinionet e palëve të përfshira në reformën zgjedhore.

‘Zgjedhjet kanë arritur nivelet me të ulëta në raport me standardet e OSBE. Nëse në 2009 zgjedhjet arritën shumicën dërrmuese te standardeve te OSBE, nga 2015-2019 raportet e ODIHR kane si shqetësim prioritar shkeljen e standardeve baze: lirisë dhe sekretit te votës, shitblerjen e votës, lirinë nga frika e ndëshkimit, ndarjen e shtetit nga partitë dhe fushën e barabarte te lojës.

 

Produkt i këtyre standardeve te dhunuara është parlamenti i dale nga votat e blera dhe te dhunuara ne 2017 dhe pushteti vendor i emëruar nga Kryeministri ne te gjitha bashkite, emërim i ratifikuar me votim monist.

Legjitimit i parlamentit dhe pushtetit vendor, dy mbajtësve te përfaqësimit demokratik me vote, nuk është thjesht i minuar, ai thjesht nuk ekziston.

Parimet qe kane dështuar ne zgjedhje janë parime kushtetuese. Dhunimi i tyre masiv, ne cdo vend normal do te çonte ne anulim te zgjedhjeve ‎nga gjykata kushtetuese dhe sistemi gjyqësor. Por ne Shqipëri asnjë gjykate nuk ekziston apo nuk është e lire nga presioni. Këtë e thotë ODIHR. Rënia e kësaj garancia nuk është vetëm rënie e shtetit te se drejtës, por e demokracisë përmes zgjedhjeve. ‘- u shpreh Bylykbashi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...