‘Pranvera kuqezi nuk do ndalet”, Meta: Ideatorët e grushtit të shtetit janë edhe projektuesit e shpopullimit të Shqipërisë, e ardhmja në pikëpyetje

E mërkurë, 04 Mars 2020 11:14

Duke publikuar fjalën e studentes së Drejtësisë në manifestimin e 2 marsit, kreu i shtetit Ilir Meta thotë se “e ardhmja e Shqipërisë, më shumë se asnjëherë tjetër është vënë në pikëpyetje veçanërisht për të rinjtë tanë, studentët dhe të sapodiplomuarit”.

“Ideatorët e grushtit të shtetit janë edhe projektuesit e shpopullimit të Shqipërisë. 400 mijë shqiptarë, kryesisht të rinj, janë larguar nga vendi gjatë viteve të fundit”, thekson Meta.

POSTIMI I PLOTE I ILIR METES:

E ardhmja e Shqipërisë, më shumë se asnjëherë tjetër është vënë në pikëpyetje veçanërisht për të rinjtë tanë, studentët dhe të sapodiplomuarit.

Ideatorët e grushtit të shtetit janë edhe projektuesit e shpopullimit të Shqipërisë. 400 mijë shqiptarë, kryesisht të rinj, janë larguar nga vendi gjatë viteve të fundit.
Ndaj zëri i të rinjve dhe të rejave nuk mund të mungonte në Manifestimin madhështor Mbarëkombëtar për mbrojtjen e Kushtetutës.

Duke e falenderuar studenten e shkëlqyer të Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, Oneda Skënderi dhe dhjetra mijra vajza e djem që morën pjesë në nisjen e Pranverës Kuqezi, po e e ndaj sot me ju përshëndetjen e saj në Manifestimin e 2 marsit.

PRANVERA KUQEZI NUK DO TË NDALET! 🇦🇱

NË RADHË TË PARË PËR RININË TONË TË MREKULLUESHME!

FJALA E STUDENTES SË FAKULTETIT TË DREJTËSISË NË UNIVERSITETIN E TIRANËS, ONEDA SKËNDERI, NË MANIFESTIMIN MADHËSHTOR MBARËKOMBËTAR NË MBROJTJE TË KUSHTETUTËS

Unë jam Oneda Skënderi, studente e Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës. Jam sot këtu si zëri i të gjithë atyre të rinjve e të rejave, të cilët ëndërrojnë për një jetë dinjitoze në Shqipëri, PËR NJË SHQIPËRI SI GJITHË EUROPA!
Në dhjetorin e 2018-s, unë dhe shumë studentë të tjerë shqiptarë u ngritëm në protestë për një arsim të lartë më cilësor, për më shumë të drejta dhe mundësi, për autonominë universitare, pra në thelb për një Shqipëri më të mirë.
Pavarësisht rezistencës sonë disamujore të gjitha kërkesat tona shkuan në vesh të shurdhët. Protesta u shpërnda nga prodhuesit dhe paketuesit e shquar të premtimeve boshe dhe të demagogjisë.
Sot jam këtu, jo si përfaqësuese e ndonjë partie politike, por si një e re idealiste, që nuk do ta braktisë vendin e vet për shkak të paudhësisë apo mungesës së vizionit të disa politikanëve.
Faik Konica, do të shkruante dikur në revistën “Albania”: “Shumë broçkulla edhe u falen politikanëve, por pa i kaluar kufijtë”.
-Të mos respektosh parimet shtetin e së drejtës dhe funksionimin e tij është të kalosh kufijtë.
-Ta kthesh Shqipërinë në kohën e partisë-shtet është të kalosh kufijtë.
-Ta lësh vendin pa Gjykatë Kushtetuese është të kalosh kufijtë.
-Të mos lejosh funksionimin më vete dhe të pavarur të tri sistemeve atij ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqësor është të kalosh kufijtë.
-T’u mohosh njerëzve të drejtën për t’u shprehur lirisht dhe të intimidosh median e lirë është të kalosh kufijtë.
-Të mos ofrosh shpresë, mundësi të vërteta për familjet shqiptare, për të rinjtë shqiptarë që duan ta ndërtojnë jetën e tyre në vendin “ku u ka rënë koka”, është të kalosh kufijtë.
Ndaj për t’i thënë ndal atyre, që shkelin Kushtetutën tonë, të drejtat tona, shpresën tonë, jam këtu bashkë me të gjithë ju, që zëri i sovranit të dëgjohet, dhe do të dëgjohet medoemos!
Të gjithë studentët e Drejtësisë që në vit të parë të studimeve të tyre njihen me parimet e shtetit të së Drejtës dhe me hierarkinë e normave. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë është mbi gjithçka e mbi këdo. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë është e paprekshme!
Nëse do të më pyesnit për të afërmit e mi që janë bashkëmoshatarë me mua, do t’ju thosha se të gjithë ata janë larguar nga vendi; qytetet tona po boshatisen, shkollat po mbeten pa nxënës, njerëzit e kualifikuar dhe profesionistët po ikin dita-ditës, popullsia jonë po plaket. Këto, të dashur bashkëkombës nuk janë fjalët e retorikës boshe, këto janë faktet që dhembin deri në asht, se janë të vërteta.
Mjaft më me papërgjegjshmëri, me kalime kufijsh si pa të keq, mjaft më me pasiguri!
Është e drejta e këtij sovrani të kërkojë siguri ligjore, të kërkojë zbatimin e ligjit dhe barazi para tij, të kërkojë një jetë të dinjitetshme në Atdheun tonë, të cilit sot shpirti i gjallon këtu në këtë shesh!
Zoti e bekoftë Shqipërinë e iu ktheftë shpresën shqiptarëve, se po, një ditë Shqipëria do të bëhet, do të bëhet si gjithë Europa!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...