Kreu i PD-së së Fierit, Luan Baçi në një komunikim me News 24 hedh poshtë variantin e policisë se në shkollë është hedhur një “peper spray” e për rrjedhojë u shkaktua helmimi i mbi 30 nxënësve.
Sipas tij, situata mund të jetë shkaktuar nga dezinfektimi që i është bërë shkollës në fundjavë, por se një gjë e tillë po mundohet të fshihet.
“Po është krim i papërgjegjshëm i gjithë institucioneve në Fier, një rast i përsëritur sepse atje para një jave pati një helmim masiv. Pati tentativa për ta fshehur ketë. Nuk e besoj variantin e policisë. Policia është e korruptuar dhe manipuluar. Herën e parë nuk nxorën asgjë, këtë herë thonë këtë. Unë di që para një jave ka pasur dezifektim të shkollës. Këta po mundohen ta fshehin. Nuk e lidh ngjarjen me këtë, por është një prej varanteve të mundshme. U në jap mendimin dhe informacionin që më vjen. Kam kërkuar hetim nga prokuroria. Duan ta fshehin ngjarjen për të mos dalë e vërteta”,- tha ai.