‘Na keni dhënë më shumë shkolla’/ Rama kthen ‘rindërtimin’ në gallatë

E mërkurë, 04 Mars 2020 13:41

Periudha pas tërmetit në Shqipëri shënoi një rekord të paparë në historinë e politikës botërore. Pavarësisht se ishte një katastrofë me përmasa të rënda, kryeministri Edi Rama e shfrytëzoi këtë kohë për batuta dhe gallatë. Aq shumë u bë e dukshme kjo, sa vizitat në zonat e prekura cilësoheshin si ‘turizëm humori’ prej komentuesve online.

Por duket se edhe procesi i rindërtimit nuk do i shpëtojë gallatave dhe mungesës së seriozitetit, një tregues i qartë i asaj se çfarë i pret qytetarët. Kryeministri Edi Rama mblodhi të mërkurën Komitetin e Rindërtimit me praninë e ambasadorëve nga vendet që kanë dhënë donacione.

Fillimisht Rama e nisi duke thënë se kontributet për shkollat kanë qenë më shumë se çfarë ka nevojë vendi. “Duhet të llogarisim kontributet, për shkollat janë dhënë më shumë se sa kemi nevojë. Duhet të sigurohemi që kemi atë që na duhet, që pjesa tjetër të shkojë diku tjetër”.

Më pas ai ndërroi pllakë dhe nisi të bënte batuta me ambasadorin e BE, Luigi Soreca për çcështjen e nisjes së negociatave.  

“Dasma do të thirret nga ju e jo nga ne. Ne jemi të përgatitur të vijmë, thjesht duhet të veshim ato rroba që kemi përgatitur që kushedi sa kohë kanë që presin në dollap të vishen", u shpreh kryeministri Rama.

Duke qenë se Shqipëria ka qeverisjen më të korruptuar në Europë, donatorët janë treguar mjaft të ashpër. Këtë e pranoi vetë Rama. “Donatorët janë njerëz të vështirë,” u ankua ai.

Kurse ambasadorja amerikane, Yuri Kim iu përgjigj me një mesazh: Donacionet duhen shpenzuar ashtu siç duhet.

Modifikuar më E mërkurë, 04 Mars 2020 13:47
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...