Brahimllari për Syri Tv: Maxhoranca tani dëgjon vetëm krimin, të reflektojë, pas 15 marsit vendos sovrani

E mërkurë, 04 Mars 2020 17:35

I ftuar në Syri Tv, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endri Brahimllari, duke komentuar manifestimin mbarëkombëtar të thirrur më 2 mars nga Presidenti Meta, i bëri thirrje edhe njëherë Ramës të refletojë, ndryshe do të jetë sovrani ai që do të vendosë pas afatit të vendosur nga Presidenti në shesh

‘Pati një manifestim me shumë brohoritje, shikoje shpresë që në këto kohë i ka munguar vendit.

Kjo thirrje e qytetarëve, i jep të drejtë kauzës së Presidentit, që po mbron Kushtetutën, që është mbrojtja e Kushetutës. 

Ne sot kemi një parlament ilegjitim. Dosja 339 nuk u hetua.

Një nga kushtet e Bundestagut është dënimi i krimit electoral,

Po çfarë ndodhi? Edi Rama duke kapur sistemin e drejtësisë, e çoi dosjen në Dibër.

Në këto kushte kur maxhoranca ka kaluar në ekstrem, u thirr një manifestim, dhe ajo që binte në sy ishte shpresa për të qëndruar fort në mbrojtje të Kushtetutës.

Pjesëmarrja ishte më e madhe se në protestat e organizuara nga opozita, sepse ishte një kauzë më madhore.

Kauza dhe roli i Presidentit është mbi palët, dhe shqiptarët besojnë i vetmi institucion legjitim, i dalë nga një Kuvend legjitim, jo ky i sotmi.

Unë nuk mendoj që roli i Presidentit të Republikës është rol personal. Këtu nuk bëhet fjalë për Ilir Metën, por për funksionimin e Gjykatës Kushtetutës, ku Edi Rama duke falsifikuar firmat, godet kushtetutën e vendit, imagjino se ku shkon paligjshmëria e tij në këto institucione.

Akti i Metës është për të vazhduar atë detyrë që ka marrë.

Sovrani foli qartë më 2 mars, është në mbrojtje të Presidentit të Republikës.

E mbani mend mirë se si Ulsi Manja dhe Taulant Balla lobuan që të zgjidhnin atë prokurore sepse dilnin në përgjime në krim elektoral.

Taulant Balla është i përsfshirë drejtëpërdrejt në kandidaturat kriminale të 30 qershorit.

Jo vetëm kaq por ka bërë edhe rolin e sekserit, dhe këtë e dinë mirë edhe socialistët e vërtetë.

Presidenti I Republikës ka bërë disa thirrje të njëpasshme që Gjykata Kushtetuese prej dy vitesh të fillojë punën normalisht.

Edi Rama e bllokon vazhdimisht.

Tani institucioni i Presidentit të Repubikës e ka bërë të qartë që është shkelur vija e kuqe.

Shkatërrimi i Kushtetutës, kapja e Kushtetutës, ka kaluar në ekstrem.

Duhet të kishte një reflektim nga maxhoranca.

Maxhoranca nuk mund të sjellë Taulant Ballën që të thotë ata ishin ca njerëz partie, ndërkohë që aty kishte edhe njerëz nga diaspora.

Këta nuk kanë më marrëdhënie me qyterarët, këta kanë marrëdhënie vetëm me krimin, me oligarëkt.

Nëse nuk ka reflektim, sovrani do të vendosë.

Dhe njerëzit në shesh kërkonin me ngulm shpërndarjen e parlamentit.

Nuk mundet opozita të bëjë bashkë gati 500 mijë njerëz të bërtasin shpërndaje parlamentin.’

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...