Nga Tritan Shehu
Duhet pershendetur fitorja elektorale e Netanyahu-t!
Megjithese koalicionit te Qendres se Djathte ne Izrael i duhen edhe 3 vende per te pasur maxhorancen, perseri arritja e 58 vendeve ne ate Parlament perben nje kondite thelbesore per krijimin e asaj shumice.
Nje fitore e radhes ne ngritje kjo e Partise Likud, qe duhet te coje ate vend mik, demokratik e shume te rendesishem ne nje stabilitet qeverises, determinuese kjo jo vetem per ate Rajon me kaq shume probleme e interferenca.
Politikat e Netanyahu-t ne aleance te ngushte me ShBA, besoj te jene nje mekanizem eficient e i sukseshem per stabilitetin aty, bashkejetesen e neserme ne dy shtete ne paqe, Izraeli e Palestina, si e vetmja mundesi per te dale nga nje periudhe e gjate konfliktesh e dhimbjesh.
Pa dyshim per kete duhet nje Izrael me stabilitet qeverises e i afte qe keshtu te marre vendimet e nevojeshme, gje qe besoj se qeveria e ardheshme Netanyahu do ta siguroje.