Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë një mesazh të shkrimtarit Jozef Radi, i cili ka postuar foto nga manifestimi i 2 marsit dhe ndër të tjera thotë se “dritat e vogla janë premisa për shpresa të mëdha”.
Meta thekson se secili prej nesh, duke dhënë një dritë të vogël, i jep një shpresë të madhe vendit.
“Një mesazh i mrekullueshëm i Jozefit, për çdo qytetar të këtij vendi.
Secili nga ne, duke u bërë një dritë e vogël, i jep vendit një shpresë të madhe për ta bërë të sigurtë ëndrrën tonë për një Shqipëri si gjithë Europa! 🇦🇱🇪🇺
SË BASHKU PËR PRANVERËN KUQEZI! 🇦🇱
#PërKushtetutën🇦🇱 #PërRepublikën🇦🇱 #PërShqipërinë🇦🇱 #PërKombin🇦🇱”, shkruan Meta.
Mesazhi i shkrimtarit Jozef Radit:
Ku ka drita… ku ka shumë drita të vogla… ka edhe shpresa të medha! Besojuni dritave të vogla, vetveteve dhe e nesërmja ka per te qene me diell…
I përqafoj të gjithe ata që besojne se janë drita të vogla për një të nesërme te përbashkët…