“Do të qëndrojmë në krah të Shqipërisë”, ambasadorja e SHBA: 800 mijë $ për riparimin e dëmeve nga tërmeti të objekteve kulturore

E Enjte, 05 Mars 2020 17:13

“Do të qëndrojmë në krah të Shqipërisë gjithmonë”. Ky ka qenë mesazhi i qartë që ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim dha sot gjatë një takim me ministren e Kulturës, Elva Margaritin.

Gjatë fjalës së saj, ambasadorja amerikane Kim theksoi se SHBA do të akordojë 800 mijë dollarë për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti.

Kim pohoi se bëhet fjalë për riparim të objekteve kulturore në Krujë, Durrës dhe Prezë.

Login to post comments