Meta nënvizon se ishte kënaqësi të kujtonte së bashku edhe me Profesor Rexhep Ukën, disa nga intelektualët dhe profesorët e nderuar të Universitetit Bujqësor, një pjesë e të cilëve studiuan në Bullgari, si Prof.Avni Oktrova, Prof.Mentor Përmeti, Prof. Jolanda Selimi dhe Prof. Llazar Haxhinasto.
Kreu i shtetit vlerëson se duhen nderuar ata intelektualë që u arsimuan në Bullgari dhe dhanë kontribut të çmuar në Shqipëri.
Postimi i presidentit Ilir Meta:
Vizitë e paharruar në Uka Farm me Presidentin e Bullgarisë, Sh.T.Z Rumen Radev.
Kënaqësi të kujtonim, së bashku edhe me Profesor Rexhep Ukën, disa nga intelektualët dhe profesorët e nderuar të Universitetit Bujqësor, një pjesë e të cilëve studiuan në Bullgari, si Prof.Avni Oktrova, Prof.Mentor Përmeti, Prof.Jolanda Selimi dhe Prof.Llazar Haxhinasto.
Nuk mund të mos kujtonim me mirënjohje edhe çiftin e mrekullueshëm bullgar Jovani dhe Jovanka, të cilët ndihmuan dhe trajnuan bujqit e Laknasit në vitet ’50-’60.
Nderim të gjithë intelektualëve tanë që studiuan në Bullgari dhe dhanë një kontribut historik për zhvillimin dhe modernizimin e Shqipërisë tonë. 🇦🇱🤝🇧🇬