“Rilindja ka zaptuar PS-në”, Agron Duka jep detaje nga takimi me Arta Daden: Do jetë aktive në politikë

Saturday, 07 Mars 2020 18:27

I ftuar në studion e emisionit ‘Kjo Javë’ nga Nisida Tufa, kreu i PAA, Agron Duka komentoi takimin e pak dite më parë me Arta Daden, një nga figurat ikonë të PS.

‘Diskutuam për situatën politike. Dade mendon se ky lloj menaxhimi qeverisës nga z.Rama dhe zaptimi i PS nga Rilindja është një gjë që duhet të luftohet politikisht. Dhe për këtë ramë dakord, jemi në një mendje, mendojmë që ka një zaptim, një marrje në mënyrë të padrejtë, jo vetëm të pushteteve në përgjithësi, por edhe brenda të majtës nga z. Rama. Dade është e gatshme të jap kontributin e saj, kjo nuk do të thotë që do të bëhet anëtare e PAA, po pse jo të japë kontribut edhe në PAA, sepse edhe unë kam një të kaluar majtas. Nuk është se ndjehem keq në PAA, jo vetëm për faktin tim, personal, po edhe për faktin se PAA, është parti që merret me një cështje të caktuar, ku ideologjia rëndon më pak. Znj. Dade do të jetë aktive në politike, po se ku do të atashohet në të ardhmen mbetet në pikëpyetje, një nga versionet është edhe PAA, gjë që me z.Malaj është diçka e tejkaluar. Të dy kanë një emërues të përbashkët, janë njerëz të ditur në fushën e tyre, është nder të bashkëpunosh me ta. Japin shumë kontribute, jo vetëm në forca të caktuara po edhe në politikën shqiptare, e cila nuk e ka luksin të nxjerrë jashtë figura të tilla.” -u shpreh Duka, ndërsa kujtoi se në eksperiencën e tij 20 vjecare në politikë, ka bashkëpunuar me disa forca politike, ndërsa ruan miqësi me shumë prej tyre.

“Është turp i madh që të ikin vlerat nga një parti e të mbeten mediokrit, ky është problem. Njerëzit me vlera e me kontribute duhen vlerësuar, nuk e di pse ndodh kjo , a ndodh nga marrëdhëniet indivduale apo ndodh nga mënyra si janë ndërtuar sistemet zgjedhore në Shqipëri”- tha Duka.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...