Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka qenë i pranishëm sot në Shkodër, ku ka ndjekur derbin e Shqipërisë, Vllaznia-Tirana në basketboll meshkuj.
Kreu i shtetit është shfaqur në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" për të shijuar emocionet e ndeshjes së vlefshme për kampionatin shqiptar të basketbollit, i shoqëruar edhe nga Kryetarja e Bashkisë Shkodër, znj.Voltana Ademi.
Presidenti Meta është surprizuar nga prania e madhe e sportdashësve në këtë sfidë, diçka jo e zakontë për një ndeshje të kampionatit të basketbolit.
Para fillimit të takimit, në një atmosferë vërtetë të ngrohtë, Meta ka zbritur në parket duke takuar lojarët e të dyja skuadrave si edhe stafet drejtuese, duke i uruar sukses. Ndërkaq, gjatë gjithë kohës në pallatin e sportit të Shkodrës janë dëgjuar thirrjet "Rama ik!" siç e tregon edhe kjo video e shpërndarë në internet.