Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj shkruan se teksa Italia ka marrë të pazakonta si pasojë e përhapjes masive të koronavirusit, qeveria shqiptare sipas tij, duket se ka rënë në gjumë.
Shehaj thotë se para dy javëve, Italia nuk kishte asnjë shqetësim dhe epidemia i përhap me shpejtësi pas të prekurit të parë.
Postimi i plotë i Shehajt:
Italia është në një gjendje emergjence të paprovuar, ka shpallur shtetrrethimin e rajoneve të tëra për të kontrolluar në mënyrë të dëshpëruar epideminë që nuk ndalet, të prekurit rriten me mbi 1000 raste në ditë dhe spitalet po shkojnë drejt kolapsit nga numri i lartë i pacientëve.
Ndërsa në Shqipëri, qeveria duket se ka rënë në gjumë për rrezikun e koronavirusit që i vjen nga Italia dhe ka kthyer në prioritet refugjatët sirianë e jo qytetarët e vet.
Në Itali, epidemia nisi para rreth 2 javësh, pasi hyri i infektuari i parë, dhe para se të shpërthente në mënyrë masive nuk dha asnjë shenjë. Duhet ti lutemi Zotit që kjo gjë të mos ndodhë në Shqipëri, por duhet t’i bëjmë presion qeverisë të mbajë gjithë vëmendjen tek parandalimi i futjes së virusit në Shqipëri.
Shqetësimi im mund t’i duket dikujt i ekzagjeruar, por nëse sot marrim masat e duhura mund te shmangim nje tragjedi.